Flash News

KRYESORE

"Ligjet" miratojnë draftin e 5 qershorit, Rama: U votua pa konsensus nga opozita parlamentare

"Ligjet" miratojnë draftin e 5 qershorit, Rama: U votua pa

Miratohet në parim drafti i dakordësuar në 5 qershor mes palëve politike dhe ndërmjetësimin e ndërkombëtareve për Reformën Zgjedhore.

Në komisionin parlamentar të Ligjeve, shumica votoi me 10 vota pro, ndërsa opozita parlamentare mbajti qëndrimin e saj kundër kësaj marrëveshjeje, me 5 vota kundër.

Ndërkohë, pas këtij akti, reagoi kryeministri Edi Rama i cili përmes një postimi në tëitter, shkruan se mazhoranca ka votuar pro në Komisionin e Ligjeve, por pa dakordësinë e opozitës parlamentare.

“Shumica jonë në Komisionin e Ligjeve sapo votoi draftin e dakordësuar në 5 qershor me opozita jashtëparlamentare! U votua pa konsensus sepse opozita parlamentare vijon ta kundërshtojë marrëveshjen për mosdepolitizimin e administratën zgjedhore, kërkuar si kusht nga LBPD!”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar  po ashtu një dalje për mediat në orën 13.00 pak minuta pas përfundimit të takimit mes presidentit Ilir Meta dhe kreut të PD, Lulzim Basha në presidencë.

Takimi mes tyre erdhi vetëm një ditë pasi u miratuan ndryshimet kushtetuese nga PS dhe opozita parlamentare për hapjen e listave të pjesshme dhe heqjen e koalicioneve, e cila ka shkaktuar kundërshimin e opozitës jashtëparlamentare, por edhe të presidentit Meta e Bundestagut gjerman, përmes zv.kryetari i grupit te CDU-CSU, Johann Wadephul, i cili paralajmëroi qeverinë të tërhiqet ose bllokohen negociatat.

Lexo edhe: Damian Gjiknuri flet për listat e hapura: Mund të sjellin tensione dhe probleme

Të fundit