Flash News

KRYESORE

"Ligjet" miratuan propozimin e PS-së, paralajmëron Përmeti: Nuk kalojmë në Kuvend ndryshime të njëanshme! Mazhoranca s'i ka votat

Deputeti i opozitës, Andi Permeti, ka reaguar pas miratimit nga Komisioni i Ligjeve të propozimit të PS-së për koalicionet parazgjedhore me lista unike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Përmeti thekson se miratimi është bërë në mënyrë të njëanëshme pas bojkotimit të mbledhjes nga opozita.

Deputeti tregon se mazhoranca nuk e ka mbështetjen e opozitës në këtë nismë, duke shtuar se “ata janë vetëm dhe nuk i kanë votat që t'i kalojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor në Kuvend.”

“Ata jane vetem.

Opozita parlamentare sot bojkotoi Komisionin e Ligjeve duke kundershtuar draftin e Partise Socialiste qe i mban listat totalisht te mbyllura.

Opozita parlamentare, Partia Demokratike, LSI, partite e tjera te koalicionit opozitar, shoqeria civile dhe mbare opinioni publik eshte sebashku ne betejen per te hapur listat. Partia Socialiste eshte vetem. Hera e pare ne te cilen ndryshime kaq themelore te ligjit te zgjedhjeve behen ne menyre te njeanshme.

Partia Socialiste ka vetem 74 vota ne parlament. Ajo nuk mund ti beje ndryshimet ne Kodin Zgjedhor. I duhet te ridiskutoje hapjen e listave ose ti tregoje te gjithe shqiptareve fytyren e saj te vertete duke blere vota ne Parlament, njesoj sic bleu votat e shqiptareve ne Durres dhe Diber”, është shprehur Përmeti.

Të fundit