Flash News

KRYESORE

Ligji anti-KÇK, Basha i përgjigjet Ramës në distancë: Gënjen sa herë hap gojën; rrethohet nga mafiozë e kriminelë

Kreu i PD Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me paketën ‘anti KÇK’.

Në postimin e tij të fundit në rrjetin social twitter, kryeministri Rama akuzoi PD-në se po përdor krimin si mjet politik kundër qeverisë.

Menjëherë pas kësaj deklarate, kreu i PD-së reagoi me një kundërpërgjigje, përmes një postimi po në twitter, ku e quajti Ramën si të tmerruar që ka frikë edhe nga hija e vet, ndaj krijoi paketën ‘anti-KÇK’.

“Rama ka frikë nga hija e vet. Është tmerruar nga ligjet e veta. I rrethuar nga kriminelë e mafiozë, ai vazhdon ti mbrojë ata me gjithçka ka në dorë. Edi Rama gënjen sa herë që hap gojën; pretendon se po lufton krimin kur në fakt mishërimi më i qartë i KÇK është...vetë qeveria e tij”, shkruan Basha në twitter.

Të fundit