Flash News

KRYESORE

Ligji anti-shpifje/ Media e ndarë në dy blloqe. Tryeza e shoqatave të premten, dhe ajo e Bashës sot, e dëshmuan këtë (Lista e pjesëmarrësve)

Ligji anti-shpifje/ Media e ndarë në dy blloqe. Tryeza e shoqatave

Tri ditë pas komuniteti i gazetarëve u mblodh për të formuar një bllok kundërshtimi ndaj ligjit anti-shpifje të qeverisë, edhe opozita ka thirrur tryzën e vet të hënën në hotel Tirana. Pjesëmarrja në takim ka dëshmuar edhe njëherë se media, ashtu si spektri politik është i ndarë në dy blloqe të mëdha. Televizionet, që nuk duket se janë fokusi i ligjit të ri, thuajse mungonin në tryezë, hiq gazetarë të njohur që më shumë ishin në takim në kapacitete personale se sa si përfaqësues të TV-ve. Për shembull Armand Shkullaku dhe Ilir Babaramo, që punojnë në Klan dhe Report TV, nuk duket se përfaqësojnë mendimin e bosëve të tyre.

Portalet, që shihen si më pranë opozitës, ose janë kundër politikave të qeverisë Rama, ishin më të përfaqësuara në tryezë duke qenë se e shohin veten si të kërcënuar direkt nga ligji i ri. Në tryezë ishin gjithashtu personazhe që mund të etiketohen si 'aktivistë të së djathtës', dhe që marrin pjesë në takimet publike që organizon opozita apo në çëshjet që ajo mbron.

Për fat të keq, media nuk arriti të përfaqqsohej sot unanimisht në takim, siç nuk ishte unike as në takimin e së premtes të thirrur nga shoqatat e gazetarëve. Në kuptimin e shoqatave, media ishte e mirëpërfaqësuar sepse në tryezë ishin përfaqësues të Institutit të Medias, Këshillit të Medias, Unionit të Gazetarëve, Shoqatës së Gazetarëve Profesionitë, Lidhjes së Gazetarëve etj. Vlen të përmendet se asnjë prej shoqatave të gazetarëve nuk ka arritur të fitojë perceptimin si mbrojtëse transversale e të drejtave të komunitetit të gazetarëve shqiptarë.

Lista e pjesëmarrësve në tryezën e Bashës:

Politikanë

Lulzim Basha

Fatmir Mediu

Agron Duka

Monika Kryemadhi

Dashamir Shehi

Nora Malaj

Nard Ndoka

Albana Vokshi

Mesila Doda

Endri Hasa

Luan Baçi

Romeo Gurakuqi

Gazetarë

Ilir Babaramo,  Report  TV

Anila Prifti, Top Channel

Roland Qafoku, Ora News

Armand Shkullaku, Klan

Enton Palushi, Syri.net

Lutfi Dervishi, TVSh

Enton Abilekaj, Dosja.al

Andi Tela, Panorama

Ilirjan Agolli, VOA

Spartak Koka, Klan Plus

Rexhep Polisi, RD

Lavdrim Lita, Faktor.al

Alfon Zeneli, Shijak TV

Bledian Koka, Syri TV

Jetimir Olldashi, Boldneës.al

Artur Çani, Fax Neës

Alice Taylor, Exit.al

Shoqëria Civile etj

Agron Gjekmarkaj, pedagog

Sami Neza, AMA

Aleksandër Çipa, Unioni i Gazetarëve

Ergys Mertiri, aktivist

Aranita Brahja, aktiviste

Erion Kristo, aktivist

Taulanda Jupi, aktiviste

Merita Kaculli- Bogdani, aktiviste

Nisma Thurje

Koloreto Cukali, Këshilli i Medias

Arben Çejku, Instituti i Studimeve Politike

Agim Doksani, Instituti Shqiptar i Medias

Gentian Gaba, aktivist

Të fundit