All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Ligji anti-shpifje/ Meta: Jam me gazetarët në mbështetje të çdo tentative që cënon fjalën e lirë

Ligji anti-shpifje/ Meta: Jam me gazetarët në mbështetje të
All - Paragraf - 1

Kundërshtimi me forcë që gazetarët dhe shoqatat që mbrojnë të drejtat e tyre ndaj ligjit antishpifje, ka sjellë edhe reagimin e presidentit Ilir Meta. Reagimi ka ardhur nga zyra e shtypit e Presidencës, ku thuhet se Meta po ndjek me shumë vëmendje shqetësimet e gazetarëve ndaj këtij ligji, ai shprehet se ‘do të jetë përherë në mbështetje të tyre kundër çdo tentative që synon të cenojë fjalën e lirë dhe pavarësinë e medias, që rrezikon të kthejë vendin 30 vite pas.’

All - Paragraf - 3

Meta thekson domosdoshmërinë e marrjes në shqyrtim nga ana e qeverisë, por edhe e Parlamentit, e të gjitha sugjerimeve të shprehura nga komuniteti i gazetarëve, me kujdesin dhe vëmendjen e duhur që ato meritojnë.

Në reagimin e tij ai shprehet se pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur. Gjithashtu, Meta solli në vëmendje edhe raportet e disa organizatave që shprehin brishtësine e lirisë së medias në vendin tonë.

“Zbritja me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias, sipas konkluzioneve të organizatës botërore të gazetarëve “Reporterët pa Kufij”;

Përfundimet e raportit vjetor të “Freedom House” se media në Shqipëri është pjesërisht e lirë;

Konkluzionet e “Misionit për lirinë e medias” të shtatë organizatave globale sipas të cilave “autoritetet shqiptare nuk po përmbushin detyrimet ndaj ligjit vendas dhe instrumenteve ndërkombëtare për të garantuar lirinë e shprehjes dhe të medias, duke theksuar se ka pasur një përkeqësim të sigurisë, kushteve të punës dhe aksesit në informacion të gazetarëve”;

Raporti paraprak i OSBE/ODIHR ku theksohej se “media të mëdha u shërbejnë si platforma lobuese pronarëve të tyre, duke vënë kështu në pikëpyetje pavarësinë e tyre editoriale dhe duke imponuar autocensurën”;

Janë këmbana të forta alarmi për gjendjen e përkeqësuar dhe tepër shqetësuese në të cilën ndodhen sot gazetarët në Shqipëri”, thuhet në reagimin e Presidentit Meta.

Të fundit