Flash News

KRYESORE

'Ligji anti-shpifje ndikon negativisht në hapjen e negociatave'/ PPE apel qeverisë: Të rishikohet vendimi

Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Lega dhe Koordinatori i PPE për Punët e Jashtme Michael Gahler apelojnë qeverinë shqiptare të rishikojë paketën anti-shpifje.

Përmes një njoftimi për shtyp ata japin argumentet e tyre pse janë kundër paketës.

Michael Gahler, Koordinator i PPE-së për Punët e Jashtme:

"Ne vërejmë me shqetësim të thellë që shumica parlamentare e qeverisë shqiptare, e udhëhequr nga Kryeministri socialist Rama, miratoi dhe dy ligje për median në kundërshtim të hapur me rekomandimet specifike të bashkësisë ndërkombëtare. 

Komisioni Evropian, Këshilli i Evropës, si dhe media dhe organizatat shqiptare dhe ndërkombëtare të shoqërisë civile kishin shprehur kundërshtime të forta kundër këtyre ligjeve.  Ne vërejmë se anëtari ynë i PPE-së, Partia Demokratike, shprehu rezistencë të fortë kundër miratimit të këtyre ligjeve dhe mbështet rekomandimet evropiane dhe ndërkombëtare."

David Lega, Raporter i PPE-së për Shqipërinë, paralajmëroi:

"Liria e mediave dhe e drejta e informacionit janë liritë themelore në Evropë dhe një pjesë e pazëvendësueshme  e kritereve të Kopenhagenit për anëtarësimin në BE.

Legjislacioni i miratuar kërcënon këto liri që janë fituar kohë më parë nga populli shqiptar.  Media e lirë ka raportuar vazhdimisht për abuzimin me pushtetin dhe ka ekspozuar shumë skandale korruptive.

Prandaj, miratimi duhet të shihet si një kthim serioz mbrapa për Shqipërinë në rrugën e saj drejt sundimit të ligjit dhe demokracisë.

Ky vendim, siç e deklaruam publikisht përpara votimit, mund të ketë një ndikim negativ në hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë - në të cilën Grupi i PPE beson fuqimisht.  Ne i nxisim autoritetet shqiptare ta rishqyrtojnë vendimin dhe ta kthejnë atë."

Të fundit