Flash News

KRYESORE

Ligji anti-shpifje, Rama nuk tërhiqet: Projekti gati për miratim, punë e dakordësuar 100% me ekspertët e Vienës

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në twitter ka reaguar sërish për ligjin anti-shpifje.

Ai sqaron se projektligji për paketën anti shpifje do të hyjë për miratim nesër në kuvend.

Po ashtu shton se ligji është dakordësuar me ekspertët e zyrës në Vienë.

"Keqardhje për ata që lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë;për ata që nxjerrin deklarata pa lidhje fare me ligjin e ri; për ata që çirren për diktat imagjinar mbi mediat dhe për të gjithë bashkë që as nuk e kanë lexuar tekstin parlament.al/Neës/Index/9800

Projekti do të hyjë nesër për miratim në seancë pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vienës nën drejtimin e @harlemdesir. I falenderoj për kontributin e çmuar dhe angazhimin në vazhdim për aktet nënligjore Anti shpifje", shkruan Rama.

Të fundit