Flash News

KRYESORE

Ligji "anti-shpifje", Soreca-qeverisë: Të jetë në një linjë me rekomandimet e "Venecias", do ta ndjek nga afër

Ligji "anti-shpifje", Soreca-qeverisë: Të jetë në

Ambasadori i BE, Luigi Soreca i ka bërë thirrje Qeverisë që të jetë në një linjë me të gjitha rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias për ligjin "anti-shpifje".

Në një reagim në rrjetet sociale, Soreca e cilëson këtë ligj shumë të rëndësishëm dhe shprehet se do të vazhdojë të ndjekë nga afër të gjitha zhvillimet në mënyrë që paketa të jetë në linjë me të gjitha standardet e nevojshme europiane dhe ndërkombëtare.

 “Çdo amendament në draftin e ligjit antishpifje duhet të jetë në një linjë me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias për këtë çështje. Autoritetet shqiptare kanë shprehur angazhimin e tyre për të vijuar punën me këtë ligj për të adresuar të gjitha çështjet e theksuara në opinionin e Venecias. Kemi ndjekur deklaratat e bëra nga mazhoranca një ditë më parë e cila angazhohet se do të ndjekë të gjitha këto rekomandime dhe se do të zhvillojë konsultimet e duhura. Inkurajojmë autoritetet shqiptare të ndërmarrin konsultime me organizatat e mediave dhe shoqërinë civile për të marrë në konsideratë opinionin e tyre. Ne do të vazhdojmë të ndjekim nga afër të gjitha zhvillimet në lidhje me këtë ligj kaq të rëndësishëm në mënyrë që paketa të jetë në linjë me të gjitha standardet e nevojshme europiane dhe ndërkombëtare”, shkruan Soreca.

Të fundit