Flash News

KRYESORE

Ligji anti-shpifje, Vokshi flet pas takimit të opozitës me delegacionin e Venecias

Ligji anti-shpifje, Vokshi flet pas takimit të opozitës me

Përfaqësues të opozitës me Albana Vokshin, Genc Pollon dhe Edmond Haxhinaston janë takuar sot me përfaqësues të delegacionit të Venecias për të diskutuar mbi ligjin anti-shpifje. Pas përfundimit të takimit, ish-deputetja demokrate Albana Vokshi ka dhënë një prononcim për mediat.

Ndër të tjera, Vokshi tha se takimi ishte produktiv dhe se delegacioni do të dalë me një qëndrim konkret të cilin kryeministri Edi Rama duhet ta respektojë.

 “Gjatë takimeve sot me palë interesi, ne ishim si pjesë e opozitës reale ku shfaqëm qëndrimin tonë kundër kësaj pakete. Rama po kërkon të kontrollojë mediat.

Qëndrimi i PD është që këto dy ligje të anulohen, të grisen sepse janë anti-kushtetuese, anti-dekomratike, anti-europiane,

Ne besojmë që opinioni i Komisionit të Venecias do jetë objektiv dhe i bëjmë thirrje kryeministirit të zbatohet.

Çdo gjë që përmend qeveria është pjesë e legjislacionit aktual ndaj nuk ka nevojë për ligje të tjera. Tashmë Rama po e bën në të gjitha mënyrat qoftë me emërimin e personave besnik të tij në AMA, edhe nëpërmjet emërimit të fjalimshkruesve apo personave që janë në varësi direkte të Edi Ramës.

Delegacioni i Venecias do të dalë me një qëndrim konkret të cilin kryeministri Edi Rama duhet ta respektojë”, tha Vokshi.

Të fundit