Flash News

KRYESORE

Ligji anti-shpifje, Zheji: AMA, që herë ka sy dhe herë nuk ka, do të ndëshkojë si një gjykatë

Ligji anti-shpifje, Zheji: AMA, që herë ka sy dhe herë nuk ka, do

Gazetari Artur Zheji thotë se institucioni i AMA-s do të marrë atributet e një gjykate në funksion të qeverisë.

 “Ligji anti-shpifje është një ligj shumë i tmerrshëm. Në mënyrën si e kanë strukturuar këtë ligj. Ne të gjithë jemi kundër shpifjes.

Institucioni i AMA-s që herë ka sy dhe herë nuk ka sy në këtë rast do të përcaktojë masën e ndëshkimit sikur të ishte një gjykatë. Një institucion që varet nga shteti merr atributet e një gjykate për të përcaktuar, psh nëse Artur Zheji ka lënduar apo nuk ka lënduar dike. Nuk ka rëndësi nëse e ke opinion. Ato portale që do riprodhojnë lajmet shtetërore, ato nuk kërcënohen. Ne nuk kemi transparencën e duhur, ne kemi një person të vetëm që qarkullon që thotë është mirë apo është keq”, tha Zheji në ‘360 gradë’.

 

Të fundit