Flash News

KRYESORE

Ligji anti-teatër në tryezën e tij, presidenti Ilir Meta flet për herë të parë për vendimin që do marrë

Ligji anti-teatër në tryezën e tij, presidenti Ilir Meta flet

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur sot shkurtimisht interesit të lartë të gazetarëve për vendimin që do të mbajë për ligjin anti-teatër që i ka mbërritur në tavolinën e punës.

Në deklaratën përpara gazetarëve, Meta tha se për këtë çështje nuk do të ndikohet nga asnjë faktor tjetër, përveç atyre që i takojnë detyrës së presidentit.

“Në çdo vendim nuk do të ndikohem nga asnjë faktor përveç atyre që ka presidenti në mbajtjen e qëndrimeve”, u shpreh Meta.

Ditën e djeshme ishte televizioni Vizion Plus që publikoi një kronikë ku Metës i bëhej presion për të miratuar ligjin, ndërkohë që gazetari Artan Rama, dikur punonjës në këtë televizion, ka akuzuar pronarët se po i shërbejnë Qeverisë dhe se disa gazetarë po dalin kundër interesit publik.

Të fundit