Flash News

KRYESORE

Ligji antishpifje, ish ministri: Të jenë kazanë edhe të huajt, apo janë artistë?

Ligji antishpifje, ish ministri: Të jenë kazanë edhe të

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me ligjin për regjistrimin, mbikëqyrjen, gjobitjen e mbylljen e portaleve online. Manjani shprehet se të gjithë janë kundër ligjeve anti-portal të Ramës.

“Si ka mundësi që gjithë dynjaja është kundër ligjeve anti-portal të qeverisë sonë?! Të jenë kazanë edhe të huajt?! Apo janë artistë?!”, shkruan Manjani në rrjetin social “Facebook”.

Kujtojmë se katër organizata të njohura ndërkombëtare: Reporterët pa Kufij, Qendra Europiane për Lirinë e Mediave, Federata Europiane e Gazetarëve, PEN International kanë dalë me një qëndrim të unifikuar kundër paketës anti-shpifje të propozuar nga Këshilli i Ministrave.

Të fundit