Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ligji i gjuhës shqipe mbetet i bllokuar në Parlament, VMRO nuk tërhiqet nga 35 mijë amendamentet
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, refuzoi ta dekretojë ligjin duke e vlerësuar këtë ligj në kundërshtim me Kushtetutën e vendit. Pas këtij veprimi të presidentit, partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE parashtroi 35 mijë amendamente për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, duke bllokuar kështu procedurën parlamentare.
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka theksuar se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim. Presin shqyrtimin e amendamenteve konform Rregullores. "Absolutisht ne në harmoni me procedurat kemi parashtruar amendamente.Ato amendamente kanë hyrë në procedurë parlamentare. Presim respektim të Rregullores për punë të Kuvendit, respektim të ligjeve dhe Kushtetutës. Si parti angazhohemi për respektimin e së drejtës dhe s'do tolerojmë asgjë tjetër”, thotë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev thotë se ka shumë dallime mes partisë së tij dhe VMRO-DPMNE-së sa i përket miratimit të ligjit për gjuhën shqipe. "Propozimi që të formohet një grup pune me ekspertë nga e drejta kushtetuese, të cilët do të komentonin ligin për ne është i papranueshëm, për shkaqe parimore dhe pragmatike, sepse në Maqedoni ekziston Gjykata Kushtetuese dhe nëse diçka është në kundërshtim me Kushtetutën, për këtë do të duhet të prononcohet Gjykata Kushtetuese”, ka theksuar kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.
Kryeparlamentari Talat Xhaferi mohon se ka një plan rezervë për realizimin e votimit të domosdoshëm që ligji të hyjë në fuqi. "Kryetari i Parlamentit nuk ka plane të tilla në punën dhe në funksionimin e Parlamentit. Kryetari i Parlamentit para vetes ka kushtetutën dhe Rregulloren e punës së Parlamentit, në të cilin janë të sanksionuara kompetencat e caktuara dhe procedurat e caktuara”, vlerëson Xhaferi.
Partitë parlamentare shqiptare pro ligjit
Për Ligjin e gjuhëve nuk ka pazarllëqe, kështu ka deklaruar deputeti i BDI-së Xhevat Ademi. "Për BDI dhe partnerët e koalicionit ligji për gjuhën nuk është pjesë e kushtëzimeve po edhe e kërcënimeve nëse ekzistojnë, për ligjin nuk ka negociata nuk ka kalkulime nuk ka pazarllëqe aq më tepër kur e dimë se VMRO është kundër saj”, thotë Ademi.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela i quan lojëra veprimet e partnerëve të koalicionit lidhur me ligjin për përdorimin e gjuhëve. "Kjo është shkelje e marrëveshjes dhe burrat në këto raste dihet se çfarë veprime duhet marrin. Nëse kanë burrëri dhe janë të vendosur në politikbërje, BDI duhet të ulet dhe ta bisedojë këtë çështje me Zoran Zaevin dhe nëse nuk kalon ligji për gjuhët duhet ta lëshojë Qeverinë”, vlerëson kryetari i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela.
Lëvizja Besa e cila në leximin e parë dhe të dytë votoi për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, thekson shqetësimin për dështimin e miratimit të tij. Nga ky subjekt ritheksojnë se edhe më tej do ta mbështesin ligjin në fjalë. "Jemi seriozisht të shqetësuar që shumica nuk arrin ta sjellë ligjin në seancë plenare. Ne e kemi thënë se ky ligj nuk e zyrtarizon shqipen, por vetëm e avancon pak, duke e lënë hapur këtë temë, por sidoqoftë edhe si të tillë ne do ta mbështesim. Ne jemi këtu që të ndihmojmë e jo të bllokojmë”, thonë nga Lëvizja Besa.
A do të duhet ligji të miratohet më vonë?
Nikolla Dujovski ligjërues i shkencave politike në Universitetin e Shkupit vlerëson se ky ligj do të duhej të ishte pjesë e pakos së ligjeve reformuese. Përderisa dallimet janë aq të thella mes liderëve politikë për këtë çështje, ky ligj duhet të lihet për miratim pas zgjidhjes së kontestit të emrit. "Sinqerisht mendoj se kjo çështje do të zgjidhet më vonë. Nuk do të vendoset si çështje me prioritet në punën e Kuvendit për shkak të mosarritjes së marrëveshjes mes liderëve politikë, të cilët duket se janë të fokusuar në çështjen e emrit për të zhbllokuar procesin e integrimeve”, thotë Dujovski.
Arsim Sinani nga Qendra për Studime Ndërkombëtare dhe Hulumtime Ballkanike vlerëson se ligji që rregullon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe paraqet shtyllën kryesore të Marrëveshjes së Ohrit. "Çështja e parë që kërkon zgjidhje dhe pastaj të vazhdohet me çështjet e tjera është zyrtarizimi plotë i gjuhës shqipe dhe me këtë mbyllja e marrëveshjes së Ohrit”, thotë Sinani.
Ligji për përdorimin e gjuhëve u votua më 11 janar, ndërsa më 17 janar Presidenti Ivanov njoftoi mos dekretimin e tij. Miratimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve është pezulluar në afat të pacaktuar. (DW)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38