Flash News

KRYESORE

Ligji i ri i policisë: Kush është liruar para 2015 nuk mund të kthehet më në detyrë

Ligji i ri i policisë: Kush është liruar para 2015 nuk mund

Më shumë se 700 efektive të liruar apo larguar nga detyra, nuk mund të jenë më në radhët e policisë.

Efektivet e policisë të liruar apo shkarkuar nga detyra për dy vjet, nuk kthehen më në radhët e policisë. Sipas ligjit të ri të policisë, i cili ka hyrë në fuqi me 25 maj, penalizohen më shumë se 7 00 policë të liruar nga detyra.

Pak ditë më parë, hyri në fuqi ligji i ri i policisë, i cili saktëson se çdo efektiv i  policisë i liruar, shkarkuar apo pezulluar nga detyra liruar qoftë për shkak të shkurtimit të funksionit apo janë larguar për arsye personale për një periudhe dy vjeçare, nuk mund te kthehen më në radhët e policisë.

Armeb Hajdarmataj, ish drejtues i policisë thotë se ky ligj është antikushtetues i cili penalizon më shumë 700 punonjës policie që janë liruar nga detyra.

Sindikata e policisë thotë se depozitoj një padi lidhur me këtë ligj pasi bie ndesh me parimet europiane te të drejtave të njeriut.

Këta efektive mund te rikthehen në detyrë vetëm me vendim gjykate, por sindikata thotë se zbatimi i këtyre vendimeve mbetet problem./ABC/

Të fundit