Flash News

KRYESORE

Ligji i Sponsorizimit mbetet në letër, a do të kemi bojkot futbolli?

Ligji i Sponsorizimit mbetet në letër, a do të kemi bojkot

Ka rreth një vit që diskutohet se në Shqipëri do të miratohet Ligji i Sponsorizimit në futboll, por deri tani asgjë nuk është bërë. Pritej një herë shtatori, më pas tetori, teksa tani po mbyllet nëntori.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një intervistë të fundit në ABC News u shpreh se pret që kjo temë të mbyllet me kaq, sepse nuk sheh një vullnet nga qeveria dhe sidomos nga ekspertët që ajo ka.

"Them se nuk do të bëhet. Unë mendoj se është një luftë mes premtimit dhe mundësive reale nga ekspertiza që ka më poshtë. Nuk po flasim vetëm për klubet profesioniste, sepse edhe të tjerat do ta kenë të vështirë të mbijetojnë. Futbolli është i diskriminuar, ndryshe nga shumë degë të ekonomisë që u bëhen lëshime", - deklaroi numri 1 i futbollit shqiptar.

I pyetur nëse mund të ketë një bojkot, Duka u përgjigj: "Edhe mund të ndodhë". Një gjë e tillë pritej të ndodhte në nisje të sezonit, sepse shumica e klubeve shqiptare kanë probleme të mëdha financiare.

Të fundit