Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ligji i Teatrit u ndryshua për të zgjedhur 'Fusha shpk' pa i përmendur emrin
Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese shqyrtoi, të martën, dekretin e Presidentit Meta, i cili kthente mbrapsht për rishqyrtim në Kuvend ligjin për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar për shkak të një sërë shkeljesh kushtetuese, ligjore dhe standardeve të qeverisjes.
Në mënyrë të paprecedentë dhe të paligjshme shumica socialiste në Komision ka miratuar dekretin e Presidentit—që praktikisht e rrëzon ligjin duke pranuar vërejtjet e tij, ndër të tjera për antikushtetueshmëri—dhe po aty për aty, brenda pak minutash, kanë bërë amendime të ligjit, pa ja nënshtruar ato asnjë debati dhe procedure normale parlamentare.
Shqyrtimi i Dekreteve të Presidentit rregullohet në Rregulloren e Kuvendit, e cila në Nenin 86/2 shprehet se:
“Komisioni përgjegjës e shqyrton dekretin vetëm për çështjet e paraqitura nga Presidenti i Republikës dhe brenda 8 javëve nga data e fillimit të shqyrtimit paraqet raportin e tij. Ky raport përmban mendimin e komisionit dhe, sipas rastit, edhe propozime për nene të veçanta të ligjit.”
Komisioni nuk hartoi asnjë raport, sikurse kërkon ligji, dhe, për më tepër, ndryshoi ndjeshëm një pjesë të ligjit në pika që nuk kanë të bëjnë me dekretin e Presidentit, duke u justifikuar se po përmirësojnë ligjin në përputhje me vërejtjet e Komisionit Europian—edhe pse ligji i detyron për të shqyrtuar vetëm vërejtjet e Presidentit dhe përgjigjen ndaj secilës prej tyre një për një.
Sipas socialistëve, ndryshimet e bëra në projektligj reflektojnë kërkesat e Komisionit Evropian për hapjen e garës për zgjedhjen e kompanisë zhvilluese. Me këtë argumentim ata kanë hequr nga ligji përcktimin e Fusha shpk-së si kompania që do zhvillojë zonën dhe ndërtojë godinën e re të teatrit, dhe kanë lejuar zhvillimin e një gare për të përzgjedhur me procedura konkuruese zhvilluesin.
Por ky pretendim në dukje justifikues e nxjerr krejt zbuluar qeverinë: justifikimi i qeverisë për ligjin special Fusha ishte se duke qenë se godina mund të ndërtohej vetëm nga Fusha duke qenë se ajo ishte pronare i tokës private, atëhere nuk mund të zbatohej as ligji i prokurimeve dhe as ligji i PPP-ve, prandaj duhet që Kuvendi të autorizonte një procedurë të veçantë jokonkuruese. (Ky justifikim u diskreditua me vonë pasi u zbulua se, në fakt, Fusha kishte vetëm rreth 288 metra katorë truall në pronësi dhe jo ngjitur me truallin e teatrit, ndërkohë që e gjithë toka tjetër private ishte në pronësi të disa familjeve tiranase.)
Por nëse i vetmi justifikim për ligjin special ishte kufizimi i detyrueshëm se ndërtimin mund ta bënte vetëm Fusha shpk, tani që qeveria ka pranuar (sado që jo sinqerisht) se çdo kompani tjetër mund ta kryejë ndërtimin, atëhere vetë ligji special është i pajustifikuar: tani përzgjedhja e fituesit mund të bëhet pa asnjë problem mbështetur në ligjin e prokurimeve dhe atë të PPP-ve.
Megjithatë, shumica duket se e ka harruar apo shpërfillur këtë arsyetim dhe tani ka shpallur vullnetin e saj për ta sjellë ligjin në përputhje me kërkesat e Komisionit Evropian për konkurueshmërinë dhe barazinë në konkurim.
Por, ndonëse në letër është shkruar se ndryshimet e bëra hapin garën dhe konkurueshmërinë, pas përcaktimeve të propozuara duket se fshihet qëllimi për të zhvilluar një proces fiktiv dhe të kontrolluar “konkurimi”, me gjasa, për të kontraktuar pikërisht kompaninë e paracaktuar, Fusha shpk.
Kusht për pjesëmarrjen në tendër është vendosur pasja e një marrëveshje paraprake me të gjithë pronarët privatë. Kjo do të thotë që çdo kopami që dëshiron të konkurojë duhet të bëjë një marrëveshje paraprake edhe me kompaninë Fusha shpk, e cila ka në pronësi një pjesë të truallit privat, në të cilën Fusha duhet të deklarojë se është e gatshme që t’ja shesë tokën konkurentit të saj për ta zhvilluar sipas planeve të tyre. Nëse Fusha vendos të mos bëjë marrëveshje, që duket gjëja e vetme që i intereson, atëhere askush tjetër veç Fushës nuk mund të marrë pjesë në garë, duke e lënë Fushën të vetmin konkurent.
Sikur të mos mjaftonte kaq, kriteret e vendosura në ligj janë një shmangie e qëllimshme nga procedurat standarde dhe institutionet e specializuara, me qëllim kontrollin e plotë nga dyshja Rama-Veliaj të të gjithë procesit, qoftë fiktiv, të konkurimit.
Kriteret e konkurimit do t’i përcaktojë Këshilli i Ministrave; tenderi do të realizohet nga Bashkia Tiranë; ofertat do të vlerësohen nga një komisonin i kryesuar nga një përfaqësues nga Bashkia e Tiranës dhe me anëtarë përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Financave, Infrastrukturës, Kulturës, Avokatura e Shtetit dhe trupa teatrore.
Ligj i mohon të drejtën pjesëmarrësve për t’u ankimuar pranë Komisionit të Prokurimet Publik, i cili është autoriteti i përcaktuar në ligj për shqyrtimin e të gjitha petendimeve dhe ankimimeve në lidhje me prokurimet dhe tenderimet e tjera publike—Neni 78 i Ligjit për Prokurimin Publik shprehet se “kundër vendimit të autoritetit kontraktor mund të bëhet ankim në Komisionin e Prokurimit Publik”.
Ligji special ja jep Kryebashkiakut Veliaj të drejtën e shqyrtimit të ankimimeve nga konkuruesit në garë. Neni 7/8 i ligjit të propozuar shprehet se çdo kompani ka të drejtë të ankimojë vendimin e komisonit të vlerësimit tek kryetari i Bashkisë Tiranë. Veliaj pastaj ka të drejtë që ta rrëzojë ankesën duke konfirmuar vlerësimin dhe ëprzgjedhjen e komisionit ose ta pranojë atë dhe të urdhërojë komisionin të rivlerësojë ofertat.
Por nëse ky vlerësim i dytë nuk i pëlqen krybashkiakut Veliaj, ligji (Neni 7/9) i jep atij të drejtën arbitrare që të mos e pranojë atë dhe të hyjë në fuqi vlerësimi i parë, që Veliaj kishte urdhëruar fillimisht të vlerësohej.
Këto kanë qenë shqetësimet dhe rregullimet e vetme të shumicës socialiste—për shkeljen e Kushtetutës duke i marrë këshillit bashkiak të drejtën ekskluzive për tjetërsimin e pronave bashkiake, nuk është bërë asnjë koment.
Në fakt, asnjë nga shkeljet e ngritura në dekretin e Presidentit nuk është marrë në konsideratë, edhe pse dekreti, çuditërisht, është miratuar nga shumica socialite në Komisioin e Veprimtarive Prodhuese. /Exit.al/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38