
Flash News
Me simbolin e shqiponjës, Torino prezanton blerjen e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare
Zhdukja e Eraldo Muçit, zbardhet dëshmia e nënës së tij: Djali im ishte shok me Sançon
28 të arrestuar në Itali e Spanjë për trafik droge, mes tyre një shqiptar
Banorët përplasen me policinë në Theth: Jemi në tokën tonë
Rihapet çështja e vrasjes së mësueses italiane, e dyshuar një 47-vjeçare shqiptare

Alfred Lela
Një projektligj për median, i stilizuar si 'anti-shpifje' dhe anti-fake news', prej thuajse një viti shkon e vjen nga Qeveria në Kuvend, nga Komisionet parlamentare te organizatat ndërkombëtare të monitorimit, në duart e aktorëve të shoqërisë civile, e prapë mbrapsht në prehrin e Ekzekutivit.
Aktualisht është në Komisionin e Ligjeve dhe të Medias në Kuvend të cilat kanë zhvilluar këtë javë dëgjimoret e fundit me disa prej aktorëve relevantë. Data 19 dhjetor është shënuar në kalendarin e Kuvendit si dita kur mazhoranca do ta miratojë ligjin.
Edhe pse ligji paraqitet si rregullator, si përpjekje për të kodifikuar kaosin në rrjet dhe luftuar lajmet e rreme, shpifjet etj., nëse e lexon, kupton se është një shpatë Damokleu mbi çdo formë të medias dhe çdo formë të pavarësisë dhe lirisë.
Së pari, projektligji është 'kulturalisht i pandershëm'. I tillë sepse nuk i shmanget kulturës politike të shumicë së legjislacionit në Shqipëri, i cili hartohet me prepotencën e partisë në pushtet, me forcën e verbër të atij që ka edhe gozhdën edhe çekanin, me arrogancën që mpreh insitinktet dhe dobëson arsyen. Projektligji nuk i ka parasysh mediat si pakicë dhe as mediat si instrument i opozicionit; aq më pak, do të ishte naive kjo, të pretendohet për mediat si ushtrim opozitar apo outlet i opozitës, që është, në të gjitha rastet, pakicë.
Kjo, si me çdo gjë tjetër, manifestohet jo vetëm te prania, por sidomos mungesat. Kështu, në frontin kundër projektligjit mungojnë psh portalet që janë, politikisht, ideologjikisht apo 'taktikisht' pranë qeverisë. Ftesat e dërguara pronarëve apo editorëve të këtyre mediave refuzohohen me arsyetimin: ne jemi kundër fake neës. Sipas këtij parimi çdo media afër qeverisë nuk e lëvron 'zhanrin e ri gazetaresk' të lajmit të rremë dhe çka e bëjnë vetëm ato që janë neutrale apo anti-qeveritare! Një anapulla-logjikë.
Së dyti, projektligji i medias është paradoksal në pretendimet e veta. Cytësit dhe mbështetësit e tij thonë se një ndërhyrje e tillë ligjore është kusht ose përpjekje për përputhshmëri të legjislacionit shqiptar me të Bashkimit Europian. Jemi në anti-parabolën 'më katolik se Papa', me sa duket. Si mund të jetë ndryshe, sa kohë që pretendohet përputhshmëria me BE, ndërkohë që 15 organizata mediatike dhe të shoqërisë civile paneuropiane dhe nga vende individuale të Unionit kanë bërë një deklaratë të përbashkët ku e dënojnë projektligjin e qeverisë Rama. Europeizmin nuk e mbrojmë ne më shumë se europianët, ashtu siç mbronim dikur marksizmin. Të vetmit në botë.
Së treti, ligji, duke qenë vertikal dhe jo horizontal, pra vjen nga lart dhe kërkon centralizimin e ndikimit, pushtetit dhe trysnisë, tregon se nuk ka si qëllim shpifjen dhe lajmet e rreme, pra rregullimin e gazetarisë, por frikësimin dhe bllokimin e platformave mediatike që zgjedhin, preferojnë apo janë shprehje e opozicionit, qoftë edhe për qëllime politike, qoftë edhe nëpërmjet burimeve financiare që vijnë nga opozita, apo njerëz të biznesit pranë saj.
Së katërti, si në distopitë e Orwell-it, projektligji krijon një monstër institucionale kontrolluese, censuruese dhe përmbarimre, në formën e Këshillit të Ankesave,pjesë e AMA (së cilës do t'i ndryshohet emri në AMSH). Ky Këshill shndërrohet në Sektorin e Propagandës dhe Censurës, pjesë e Komitetit Qendror të dikurshëm të Hoxhës dhe Alisë. Duke ditur se administrata shqiptare është shtetërore, pra e pushtetit ,dhe jo publike, kuptohet se me çfarë sysh dhe syzesh do të bëhet monitorimi i medias nga Këshilli, trupë që do të zgjidhet me vullnet politik në Kuvend. Veç të tjerave AMSH-së i jepet në projektligj tagri i një regjistri Kombëtar të Medias, licensimit dhe heqjes së licensave duke e kufizuar lirinë e sipërmarrjes dhe të shprehjes që ka mundësuar interneti.
Në fund, një kritikë edhe për ata që, me të drejtë, e kundërshtojnë ligjin: përgjatë një viti, në vend të zhvillimit të një lufte guerrilase me qeverinë, koha duhej të ishte shfrytëzuar për t'i ofruar shumicës, por edhe publikut dhe peizazhit mediatik një paketë rregullatore e cila do t'i vinte fre abuzimeve etike, jo të pakta, në media. Nëpërmjet së cilës Qeveria, Parlamenti dhe Opozita të mund të fuqizonin një ent rregullator përtej pushtetit, si për shembull Këshillin e Medias, format që ekziston në shumicën e vendeve europiane dhe të Ballkanit.
Të fundit


Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Korrik 2025, 07:52

Tabaku: Salianji mbajti një kosto politike që nuk e ka mbajtur askush në Shqipëri
8 Korrik 2025, 22:36


Sekretet për të shijuar verën si një ‘profesionist’
8 Korrik 2025, 21:45


Kriza e mbetjeve në Shqipëri: Tym toksik dhe probleme të thella qeverisjeje
8 Korrik 2025, 21:13
Ndotje alarmante në Fushë-Arrëz, mbetjet e fabrikës së bakrit 'skuqin' lumin Fan
8 Korrik 2025, 21:07

Sondazh/ Si e vlerësoni ndërhyrjen e kryeministrit në pushtetin vendor?
8 Korrik 2025, 20:40
28 të arrestuar në Itali e Spanjë për trafik droge, mes tyre një shqiptar
8 Korrik 2025, 20:24
Banorët përplasen me policinë në Theth: Jemi në tokën tonë
8 Korrik 2025, 20:11
Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, Osmani: Të hetohet në mënyrë të pavarur!
8 Korrik 2025, 20:06
Trump premton se SHBA-të do të dërgojnë më shumë armë në Ukrainë
8 Korrik 2025, 19:54

BE shënjestron shëndetësinë, arsimin, policinë dhe kadastrat si zona korrupsioni
8 Korrik 2025, 19:23
Rama akuzon qeverinë për bllokim të buxhetit: Janë prekur të gjitha shërbimet jetike
8 Korrik 2025, 19:10

Rihapet çështja e vrasjes së mësueses italiane, e dyshuar një 47-vjeçare shqiptare
8 Korrik 2025, 18:40

Salianji pas rikthimit: Nuk kam bërë opozitë për funksione, por për vokacion
8 Korrik 2025, 18:23
A do kandidojë në zgjedhjet e 2029? Ja si përgjigjet Salianji
8 Korrik 2025, 18:16
Hyri në ujë për të shpëtuar dy turistë, mbytet kapiteni i anijes në Shkodër
8 Korrik 2025, 18:05
Salianji nga selia e PD: Çova para drejtësisë një trafikant droge
8 Korrik 2025, 18:03
Pas Fierit, Rama “zbarkon” në Durrës, priten shkarkime (video)
8 Korrik 2025, 17:53
VIDEO/ Ervin Salianji mbërrin në selinë blu, pritet nga mbështetësit
8 Korrik 2025, 17:45

BE-ja miraton hapat përfundimtarë për anëtarësimin e Bullgarisë në Eurozonë
8 Korrik 2025, 17:43

Zhupa pas lirimit të Salianjit: Frymëzim për çdo opozitar
8 Korrik 2025, 17:19
Ndahet nga jeta aktori David Killick
8 Korrik 2025, 17:09
Rama nuk i kursen as drejtorët e bashkisë së Fierit, kërkon shkarkimin e tyre
8 Korrik 2025, 17:01


I kërcënoi me shkarkime, Rama mbërrin në bashkinë e Fierit
8 Korrik 2025, 16:39
Temperaturat ekstreme, mbyllet përkohësisht Akropoli në Greqi
8 Korrik 2025, 16:30

Zbulohet parcela me kan*bis në Mazhë të Krujës
8 Korrik 2025, 16:13

Republika Sërpska ndan 22 milionë euro shtesë për lobim në SHBA
8 Korrik 2025, 15:52

Erëzat që ju mbrojnë nga mushkonjat!
8 Korrik 2025, 15:30

Aksident në aksin Vlorë-Qeparo, një i plagosur
8 Korrik 2025, 15:11
Berati, 17 vjet pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s
8 Korrik 2025, 15:03


Shtrenjtohet jetesa, inflacioni rritet në 2.4% në qershor, nga ushqimet
8 Korrik 2025, 14:29
VIDEO/ Shembet çatia e restorantit në Itali, një viktimë dhe dhjetë të plagosur
8 Korrik 2025, 14:18
Kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë lë në burg Veliajn
8 Korrik 2025, 14:07

Akropoli mbyllet përkohësisht për shkak të të nxehtit
8 Korrik 2025, 13:31

Ohri në "listën e zezë" të UNESCO-s, Zhupa: Shuplakë për qeverinë shqiptare dhe AADF
8 Korrik 2025, 13:12

Lirimi i Salianjit/ Berisha: U dënua politikisht nga Rama dhe Xhafa!
8 Korrik 2025, 13:00

Plagosje me thikë në bulevardin e Peshkopisë
8 Korrik 2025, 12:44
Salianji reagon për herë të parë pas lirimit: Do jem në konferencë në orën 17:00
8 Korrik 2025, 12:36
Shtyhet seanca gjyqësore për "Plumbin e Artë", dy avokatë tërhiqen nga procesi
8 Korrik 2025, 12:21
Gjykata e Fierit vendos lirimin me kusht të Ervin Salianjit
8 Korrik 2025, 12:15
Shtrenjtohet jetesa, inflacioni rritet në 2.4% në qershor nga ushqimet
8 Korrik 2025, 12:00


Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit
8 Korrik 2025, 11:16
Nis sot faza e parë e aplikimit në universitete
8 Korrik 2025, 11:10
Zjarr në Lurë, flakët rrezikojnë Parkun Kombëtar
8 Korrik 2025, 10:53
Trump paralajmëron tarifa për Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën
8 Korrik 2025, 10:37
Gjeli i Thethit dhe gjeli i plehut
8 Korrik 2025, 10:24

Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë
8 Korrik 2025, 10:01
Në kërkim ndërkombëtar për drogë, kapet në Durrës 36-vjeçari (EMRI)
8 Korrik 2025, 09:50
Thethi, turistët “kritikojë” tendencën moderne
8 Korrik 2025, 09:39
Zjarri në malin e Dukatit ende aktiv, rrezikohet parku kombëtar i Llogarasë
8 Korrik 2025, 09:28
Shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë rekursi i Veliajt
8 Korrik 2025, 09:16
“Shenjë e keqe për demokracinë”/ Kuvendi neglizhon raportimin e institucioneve
8 Korrik 2025, 09:04
Sot seanca në Gjykatën e Fierit, Salianji kërkon lirimin me kusht
8 Korrik 2025, 08:56


Horosokopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Korrik 2025, 08:16
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
8 Korrik 2025, 08:02
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Korrik 2025, 07:48

Hetimi për 16 ton kanabis: Si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere”
7 Korrik 2025, 22:44


Berisha: 40 oficerë u morën në pyetje për dosjen ‘Partizani’ si dëshmitarë të rremë
7 Korrik 2025, 21:41
Marrëdhënia që s’është romancë, por s’është as thjesht kolegiale
7 Korrik 2025, 21:39
Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik 2025, 21:28




Sa është temperatura ideale e kondicionerit në verë?
7 Korrik 2025, 20:53
GJKKO e la në burg, Meta apelon vendimin
7 Korrik 2025, 20:38
Ku ndodhet Ronaldo pasi mungoi në funeralin e Diogo Jotas
7 Korrik 2025, 20:38