Flash News

KRYESORE

Ligji për Arsimin e Lartë/ Mark Marku: Dështim, gjendja është në nivelin e Piramidave të 97’

Ligji për Arsimin e Lartë/ Mark Marku: Dështim, gjendja

Profersori Mark Marku ka deklaruar se ligji për arsimin e lartë është një dështim i paralajmëruar. I ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, ku po diskutohet tema “A po dështon arsimi në Shqipëri”, Marku pohoi se kjo qeveri ashtu siç po shkatërron asetet e tjera publike si teatri, po shkatërron dhe universitete publike me qëllim fitime personale.

“Studentëve u janë rritur tarifat dhe do tu rriten. Kur u shpall ligji për arsimin e lartë ka qenë dhe një kartë e gjelbër. Vet shteti ka parashikuar dështuimin e sistemit. Siç po shkatërrohen asetet publike, po shkatërrohen dhe univeristetet publike për fitime të tyre” u shpreh Mark Marku.

Nga ana tjetër, Marku tha se se ligji i arsimit të lartë në Shqipëri është në një bllokim i madh institucional  dhe se gjendja është në nivelin e Piramidave Financiare të vitit 1997.

Të fundit