Flash News

KRYESORE

Ligji për ‘lojërat e fatit’, deputeti i PS me paterica në Kuvend

Ligji për ‘lojërat e fatit’, deputeti i PS me paterica

Në seancën e sotme është parashikuar të miratohet me procedurë të përshpejtuar ligji për “lojërat e fatit” vetëm nga deputetët e mazhorancës.

Opozita edhe këtë seancë nuk ka qenë e pranishme, ndërsa për të mos prishur planet e qeverisë Rama, në Kuvend ka mbërritur edhe deputeti i PS, Rrahman Rraja, i cili ditë më parë ka thyer këmbën.

Ai është shfaqur në Kuvend me paterica, për të qenë pjesë e seancës për votimin e ligjit për ‘lojërat e fatit’.

Siç duket, Rraja është veshur me kostumin e zyrtarit, ndërsa ecën me vështirësi me ndihmën e patericave.

Emri i deputetit u përmend në çështjen ‘Xhisiela’, pasi djali i tij, Rexhep Rraja ndodhet aktualisht në burg me akuzën e ‘përndjekjes’ ndaj ish të dashurës së tij.

Të fundit