Flash News

KRYESORE

Ligji për lojërat e fatit, Erjon Braçe: Biznesmenët ushtrojnë presion mbi mua, dërgojnë çdo ditë nga 25 SMS të neveritshme

Ligji për lojërat e fatit, Erjon Braçe: Biznesmenët

Deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe ka treguar se si kanë reaguar sipërmarrësit që ushtrojnë aktivitetin e lojërave të fatit dhe basteve sportive, pas propozimit të mazhorancës për t’i mbyllur deri në fund të këtij viti.

Në një intervistë për “Kafein”, Braçe ka rrëfyer se po ushtrohet presion ndaj tij nga sipërmarrësit, duke i dërguar çdo ditë nga 20-25 SMS në celular.

“Nuk ka ditë që nuk marr 20-25 mesazhe nga njerëz të kësaj industrie në këtë vend, janë kthyer në sms të neveritshme dhe që ushtrojnë presion mbi deputetin e kuvendit me lloj -lloj formash. Ata nuk mund të më presionojnë, pasi secili që ka shkruar,.ka marrë përgjigje të qartë, pra mbyllja e të gjitha aktiviteteve të basteve sportive. Mbyllja e aktiviteteve të basteve sportive, lojërave online,  nëpër lagje etj., ajo që kam propozuar është se shteti që do vendosë si do organizojë këtë aktivitet në rast se do ekzistojnë. Edhe kazinotë duhet t’i nënshtrohen një tatimi të ri.

Me ligj, kazinotë duhet të zhvendosen nga zonat e banuara, nuk jam dakord me tatimit që kanë. Kam parë normat e fitimit të tyre dhe jam i llahtarisur arrijnë deri në 49%. Me këto norma duhet një tatim mbi fitimin e tyre dhe thuajse konfiskues”, u shpreh deputeti i PS.

Të fundit