Flash News

KRYESORE

Ligji për magjistratët sërish sot në Kuvend, opozita e bojkoton, prezanton ndryshimet në ligjin Antimafia

Ligji për magjistratët sërish sot në Kuvend, opozita e

Ditën e sotme është parashikuar të mbahet seancë parlamentare, ndërsa prezent në Kuvend do të jenë sërish vetëm deputetët e mazhorancës.

Në rendin e ditës së sotme është parashikuar të diskutohen tre projektligje: “Për një ndryshim në ligjin nr. 102/2015, “Për sektorin e gazit natyror”, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8318, datë 1.4.1998, “Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore”, të ndryshuar” dhe “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktin e Gjenevës të marrëveshjes së Lisbonës për emërtimet e origjinës dhe treguesit gjeografikë” .

Po ashtu, të mbartura për votim janë renditur edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, të cilët kërkojnë votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Seanca pritet të zgjasë pak dhe pa debate, pasi opozita sërish nuk do të jetë prezente.

Partia Demokratike do të prezantojë sot ndryshimet ligjore sa i takon ligjit Antimafia.

Ndryshimet ligjore që do të paraqesin demokratët do të bëhen publike në një tryezë diskutimi, që do të mbahet në ‘Hotel Tirana’, ku i pranishëm do të jetë edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Politiko.al ka mësuar se ndryshimet që pritet të prezantohen, përcaktojnë që nëse një pasuri publike, një partneritet publik-privat, apo kontratë me shtetin që dyshohet se është shkelur ligji apo dyshohet se mund të përdoret për pastrim parash, ajo kontratë apo leje të sekuestrohet nga Prokuroria si pjesë e ligjit Antimafia.

Të fundit