Flash News

KRYESORE

Ligji për mbrojtjen e kafshëve, reagon Noka ndaj ish-ministrit: Bashkë me ustain çoi për dhjam qeni qindra jetë shqiptarësh

Ligji për mbrojtjen e kafshëve, reagon Noka ndaj ish-ministrit:

Deputeti demokrat Flamur Noka ka reaguar ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, në lidhje me inicimin e ligjit për mbrojtjen e kafshëve.

Ai i është drejtuar Tahirit duke u shprehur, “Eh ku ka përfunduar ky vend....Ai që së bashku me ustain e tij ushqeu krimin duke çuar për dhjam qeni qindra jetë shqiptarësh dhe që e ktheu Shqipërinë në kasaphane njerezore sot po na inicion ligj për mbrojtjen e kafsheve... Cinizëm pa kufij.....”.

Kujtojmë që Tahiri,  kërkoi ligjin për mbrojtjen e kafshëve në Kuvend, pas videos makabre ku dhunohej një qen nga disa adoleshentë. 

Të fundit