Flash News

KRYESORE

Ligji për minoritete, Dule: U shkel themeli i demokracisë

Ligji për minoritete, Dule: U shkel themeli i demokracisë

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule gjatë fjalës së tij në Kuvend ka diskutuar për ligjin e minoriteteve, i cili sipas tij, është shkelur nga qeveria “Rama 2” . Sipas Dules me shkeljen e ligjit, është shkelur dhe themeli i demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

“Precedenti i sotëm është një precedent i rrezikshëm dhe më vjen keq që nuk mund ta kuptojnë 138 kolegë  që noterizojnë një akti të tillë. Më vjen edhe mirë se në këtë llotari që u aplikua në sallën e Kuvendit, po kuptoj që java paska 9 ditë.

Të martën në orën 6:00 pasdite u mbyl komisioni i ligjeve, dhe dje u shpërnda materiali. Sot shkelet regullorja për një ligj, nesër për një tjetër. Është shkelur vet themeli i demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Kalojmë në ligjin për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, nuk ka asnjë vlerë të shtuar. Rragim ujin në hava”, u shpreh ndër të tjera Dule.

Të fundit