Flash News

KRYESORE

Ligji për plehrat, Vasili i përgjigjet Ballës: Referendumi Popullor është e vetmja zgjidhje

Ligji për plehrat, Vasili i përgjigjet Ballës: Referendumi

Më herët Taulant Balla deklaroi se s’do të ketë më projekt-ligj për plehrat dhe se tashmë bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm ka filluar.

Mirëpo, pas fjalës së Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, ka reaguar Petrit Vasili i LSI-së.

Vasili shprehet se për zgjiidhjen e këtij problemi tejet shqetësues ka vetëm një zgjidhje, dhe ai është Referendumi Popullor.

REAGIMI I PLOTË I PETRIT VASILIT:

Referendum popullor për plehrat.

Ligji për importin e plehrave u fut në mënyrë tinëzare në parlament një vit më parë, pasi kryeministri demagog e anulloi importin e plehrave me vendimin e tij të parë si kryeministër në shtator 2013.

Populli shqiptar është shumë i shqetësuar për pasojat e rënda mbi shëndetin e tij dhe të gjeneratave që do të vijnë.

Populli është shumë i shqetësuar që Shqipëria do të shndërrohet në gropën e plehrave të të gjithë Europës, pasi me këtë ligj të gjithë llojet e sojet e plehrave do të derdhen në Shqipëri.

Zgjidhja është vetëm një REFERENDUM POPULLOR për t'i thënë po ose jo vërshimit të plehrave në Shqipëri.

Këtë vendim mund ta marrë vetëm populli pasi pasojat e tmerrshme mbi shëndetin dhe jetën do te bien mbi të dhe do ti vuajë vetëm ai.

Të fundit