Flash News

KRYESORE

"Ligji për pronën private, mall në shportën e oligarkëve”, Basha takim me pronarët, bën premtimin e madh

"Ligji për pronën private, mall në shportën e

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas takimit me shoqatat e pronarëve ku u diskutua për çështjet e pronave dhe reagimin e qeverisë Rama ndaj kësaj problematike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha bën me dije se gjatë bashkëbisedimit të sotëm, palët ranë dakord për “hartimin e një projekti të qartë, i cili do të zëvendësonte korpusin kriminal- sipas tij- të projektligjeve në lidhje me pronën”.

Ndërsa pranon gjithë përgjegjësitë e demokratëve në të shkuarën përsa i përket çështjes së pronave, Basha u ka premtuar atyre se nëse do të jetë në qeveri, do të sigurojë zgjidhje përfundimtare sipas standarteve europiane për ta.

“Gjatë takimit me përfaqësues nga shoqata e pronarëve, ndamë shqetësimin për qëndrimin dhe lobimin negativ të qeverisë Rama për çështjen e pronave.

I gjithë korpusi ligjor dhe veprimet e qeverisë Rama, kanë qenë kundër pronës private dhe në shërbim të planeve korruptive të biznesmenëve të lidhur me të, pjesë e të cilit është edhe ligji i investimeve strategjike në vitin 2015. Sikundër dhe ligji i ri i pronave i cili e trajton pronën private të individit si një mall në shportën e oligarkëve pa pasur respekt për shenjtërinë e pronës dhe zotëruesit e saj.

Duke pranuar përgjegjësitë e PD në të shkuarën për këtë çështje, i sigurova përfaqësuesit e shoqatës së pronarëve se qeveria e ardhshme do të mundësojë një zgjidhje përfundimtare sipas standarteve europiane për pronarët, gjithmonë në konsultim me ta.

Së bashku me ta u dakordësuam për të hartuar një projekt të qartë dhe gjithashtu piketat kyçe të një projektligji që do të zëvendësojë korpusin kriminal të projektligjeve në lidhje me pronën, të miratuar nga qeveritë Rama.

Nën koordinimin e zonjës Ledina Mandia, ne do të ndihmojmë dhe do të ideojmë së bashku me shoqatën e pronarëve një korpus ligjor që do të përpiqet të japë zgjidhjen e duhur për pronën në Shqipëri. Qeveria Rama nuk ka interes raportin e drejtësisë dhe të së drejtës së tyre. Përkundrazi, ajo ka interes vetëm një grusht individësh që përfitojnë në kurrizin e pronarëve”, shkruan Basha.

Të fundit