Flash News

KRYESORE

Ligji për teatrin, ish-ministri vlerëson gjestin e Majkos: Dha një shembull dinjiteti

Ligji për teatrin, ish-ministri vlerëson gjestin e Majkos: Dha

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, duke folur për miratimin e ligjit që parashikon shembjen e godinës së teatrit Kombëtar tha se ajo që është shqetësuese është vendosmëria që tregoi deri në fund kjo mazhorancë për të hedhur një hap pavarësisht të gjithave kritikave e kundërshtimeve të komunitetit artistik.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Mustafaj u shpreh se me largimin nga parlamenti duke mos pranuar të votojë ligjin, Pandeli Majko dha një shembull dinjiteti.

“Unë e përshëndes Majkon për këtë qëndrim dhe nuk dua të bëj fantazi në këtë rast. Por fakt është që Majko nuk e ka votuar, kjo është në nderin e dinjitetin e tij. Unë besoj se Shqipëria ka nevojë më shumë se sa për njerëz të aftë, por politikanë dinjitozë që kanë një bindje dhe respektojnë atë mbi interesat partiake. Majko me largimin e tij dje ka dhënë një shembull dinjiteti”, tha Mustafaj.

 

Të fundit