Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Ligji për turizmin detar nuk përmban fjalë shqip"; Beqaj ironizon Metën: Disa fjalë i përdorim siç e ka vendosur shkenca, jo siç do politika
Deputeti Ilir Beqaj i ka dhënë “goditjen” e radhës Presidentit Meta, pas rrëzimit të 3 dekreteve të tij sot nga Kuvendi. Duke ironizuar arsyetimin e Presidentit përsa i përket rikthimit në Parlament për rishqyrtim të “ligjit për aktivitetet e turizmit detar”, Beqaj “detyrohet” t’i thërras kreut të lartë të shtetit “Zoti Meta”, pasi “President” sipas tij “nuk është fjalë me origjinë shqipe, kështu që druhet se mos ai lëndohet.”
Për t’ju përgjigjur Presidentit, deputeti Ilir Beqaj shprehet se “disa fjalë jemi të detyruar t'i përdorim ashtu siç ka vendosur shkenca dhe jo siç do politika.”
Kujtojmë se, pak ditë më parë, Presidenti i Republikës Ilir Meta ktheu për shqyrtim ligjin për aktivitetet e turizmit detar, ku veç arsyetimeve të tjera thotë se ky ligj përmban terma dhe fjalë që nuk janë në gjuhën shqipe duke bërë që sipas tij këto çështje të paraqesin probleme të një niveli kushtetues.
“Zoti President! Duke ju kërkuar ndjesë publike në vijim të kësaj fjale do t’ju drejtohem me emër dhe jo me titull. Duke qenë se “President” nuk është fjalë me origjinë shqipe, druhem se mos lëndoheni.
Zoti Meta, unë kam luajtur sport disa vite. Edhe ju jeni marrë me sport. Fjala “sport” nuk është fjalë shqipe. Por ja që kështu i thonë në anglisht, italisht, frëngjisht, spanjsht, serbo-kroatisht, greqisht, turqisht. Si ta bëjnë të gjithë ata vajza e djem që merren me sport?
Unë kam luajtur basketboll. Serbët i thonë “kosharka”, italianët “palacanestro”, grekët “kallathosferisi”. A ti themi edhe ne shqiptarët “top e shportë”? A të themi se Agim Fagu është sportisti më i famshëm shqiptar i “top e shportë”. Mundet. Por këtë nuk e vendos politika, por shkenca.
Zoti Meta,
Së fundmi ju keni shfaqur publikisht simpatinë për një skuadër të huaj futbolli. Futbollit në serbisht i thonë “nogomet”, në greqisht i thonë “podhosferi”. Po të shqipërosh, në të dy gjuhët do të thotë “top e këmbë”. A t’i themi edhe ne shqiptarët kështu? A të themi se Loro Boriçi është sportisti shqiptar më i famshëm i “top e këmbë”? A të themi se presidenti i Shqipërisë është simpatizant i skuadrës së “top e këmbë” të Sëlltik-ut? Mundet. Por këtë nuk e vendos politika, por shkenca.
Zoti Meta,
Ju keni dyshime nëse duhet të thuhet “surf” apo “sërf”. Mund të keni të drejtë, por kjo nuk është çështje e politikës.
A duhet të themi ne “presidenti Klinton” apo “presidenti “Clinton”?
A duhet të themi “kryeministri Xhonson” apo “kryeministri Johson”?
A duhet të themi ne “presidenti Makron” apo “presidenti Macron”?
A duhet të themi “Selltik” apo “Celtic”?
Është çështje e shkencës. Ju, më së pari, duhet të përpiqeni që politika të rrijë larg shkencës. Më së pari, ju duhet të ushtroni edhe kompetencat tuaja e t’i kërkoni Akademisë së Shkencave të bëjë detyrën e saj.
Zoti Meta,
Së fundmi, krejt haptazi, ju po përpiqeni të komprementoni procesin ligjhartues në Shqipëri. Ju nuk mund të jeni njësi kodifikimi. Mesa duket rregullimi i kompetencave të presidentit të Republikës me një ligj të veçantë është bërë domosdoshmëri. Do t’i kërkoj grupit tim parlamentar ta shohë me përparësi në programin e punës së Kuvendit në sesionin që do të çelet në shtator. Ai ligj le të hyjë në fuqi në shtator 2022 kur të ketë filluar mandati i presidentit të ardhshëm të Republikës.
Zoti Meta,
Politika shqiptare e 30 viteve të fundit i ka shumë borxhe Shqipërisë dhe shqiptarëve. Një nga borxhet më të mëdha është mosshfrytëzimi sa e si duhet i detit. Më së shumti kemi shfrytëzuar bregdetin, edhe atë barbarisht në jo pak raste. Detin ia kemi lënë botës së paligjshmërisë. Është mëkat të shohësh gjirin e Vlorës sot bosh. Para 30 vitesh e ndalonte shteti. Po sot kush e ndalon?
Zoti Meta,
Ju keni 30 vite në politikë aktive. Unë kam 11 vite. Por edhe 11 nuk janë pak. Sot unë u kërkoj ndjesë publikisht shqiptarëve që, deri më sot, nuk kam mundur të ndikoj në zhvillimin e industrisë së detit dhe të përshëndes qeverinë për ligjet e përpiluara së fundmi. Me votimin kundër dekretit tuaj sot, të paktën mbështes fillesat e ngritjes së industrisë së detit në Shqipëri.
Edhe vajzës sime më duhet t’I kërkoj ndjesë. Një nga stërgjyshët e saj është ulqinak. Ulqinakët i kanë rënë detit kryq e tërthor nga lashtësia deri në vitet 30-të të shekullit të kaluar.
Zoti Meta,
“Surf” i thonë edhe italianët, edhe francezët, edhe grekët. Megjithatë, nëse ju do të mund të gjeni një mënyrë që të na tregoni se kush mund të ishte fjala e duhur shqipe në vend të “surf”, unë mund të marr në konsideratë të thyej vendimin e grupit e të mbështes dekretin tuaj", deklaroi Beqaj gjatë fjalës së tij sot në Kuvend.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38