Flash News

KRYESORE

Ligjin për uljen e tatimit për më të pasurit, Kejdi Mehmetaj: Studentëve u merr edhe qindarkën e fundit, oligarkëve u fal miliona euro

Ligjin për uljen e tatimit për më të pasurit, Kejdi

Mazhoranca e drejtuar nga kryeministri Edi Rama raportohet të ketë votuar në fshehtësi, mbrëmjen e djeshme, ligjin për uljen e tatimit të dividentit për më të pasurit, duke e çuar atë nga 15% në 8%.

Pas këtij lajmi, ka reaguar edhe deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, e cila është shprehur se Rama po u merr studentëve edhe qindarkën e fundit të djersës së prindërve të tyre, ndërkohë që oligarkëve u fal miliona euro.

Ajo e ka cilësuar kryeministrin si një "Pinok" i cili meriton çdo epitet.

"Skandal!Ndërkohë që mijëra studentë vazhdojnë protestat për arsim cilësor, Kryeministri ul nga 15% në 8% tatimin mbi fitimin për oligarkët që i shërbejnë. Jo më kot e kanë turpëruar dhe zbuar nga auditorët. Ndërkohë që studentëve u merr edhe qindarkën e fundit të djersës së prindërve të tyre, oligarkëve u fal miliona euro, a thua se nuk mjaftojnë konçesionet dhe PPP-të korruptive. Tek ky tatim i falur gjenden paratë për realizimin e kërkesave të studentëve. Tek proçedura korruptive e Unazës së Re gjenden fondet për arsimin. Çdo akt i kësaj qeverie tregon çdo ditë e më shumë se janë kundër interesave të qytetarëve. Tashmë i madh e i vogël e ka kuptuar se Kryeministri është një Pinok që meriton çdo epitet. Ja ku e keni me zë e figurë gënjeshtrën e rradhës", shkruan Mehmetaj në 'Facebook'.

Të fundit