Flash News

KRYESORE

Ligoraq Karamalo në dilemë: Nuk e di se cilën parti do përfaqësojë në parlament

Ligoraq Karamelo është një ndër kandidatët që ka pranuar të bëhet pjesë e parlamentit, pas djegies së mandateve nga opozita. Megjithatë, dilema e Karamelos është se cilën parti do të përfaqësojë; ai u fut në listën e PD-së në Korçë si përfaqësues i PBDNJ-së.

“Unë jam një opozitar, i qëndroj linjës sime të opozitës dhe ende nuk e kemi bërë deklarimin cilën parti do përfaqësojmë. Unë jam pjesë e PBDNJ, në marrëveshjen e 2017 nuk u lejua kandidimi i partive të vogla dhe partitë e koalicionit u futën në listen e PD. Përfaqësoj elektoratin tim, ne jemi një elektorat i konsoliduar, kemi ndihmuar PD në 2017 dhe është ky elektorat që më sugjeroi të bëhem pjesë e Parlamentit”, sqaroi Karamelo.

Ai gjithashtu paralajmëroi se deputet të rinjë do të behen pjesë e Parlamentit në ditët në vijim. “Sa i takon polit të ri politik, ne jemi duke ristrukturuar forcat opozitare, priten prurje të tjera për të shtuar numrin e deputetëve në radhët e opozitës. Bëhet fjalë për një opozitë në parlament që do të marrë përsipër që të çojë përpara proceset integruese, reformën në drejtësi, është opozita e re që po krijohet në Parlament”, përfundoi Karamelo.

Të fundit