Flash News

KRYESORE

Lihen në burg dy të arrestuarit për kontenierët me ‘kokainë në oriz’ në Durrës, njëri prej tyre oficer i sigurisë në port

Lihen në burg dy të arrestuarit për kontenierët me

‘Arrest me burg’ ka vendosur Gjykata për Krimet e Rënda për dy nga personat e arrestuar për kontenierët me kokainë që vinin nga Ekuadori, më pas nga Greqia për në portin e Durrësit.

Bëhet fjalë për oficerin e sigurisë në Portin e Durrësit, Altin Bega. Ai ka pranuar të flasë për autoritetet, duke thënë se ishte personi G.M ai i cili i kishte kërkuar kundrejt ryshfetit të tërhiqte nga njëri prej kontenierëve disa pako.

Por, më pas, G.M ka kuptuar se policia i kishte ngritur kurth dhe se po e ndiqte, pasi letra mbështjellëse e pakove me drogë, (që në fakt ishin mbushur me oriz, vetëm 1 kg mbante kokainë) nuk ishte ajo që kishte porositur.

G.M është shpallur në kërkim. Po ashtu, i arrestuari i dytë është Altin Myslimhaka, i cili njihet edhe si person i afërt me G.M.

Ai është lënë në arrest me burg dhe njihet si person që merrej me pastrimin dhe riparimin e anijeve në Durrës.

Ndërkohë në 11.30 pritet që Policia e Shtetit të dalë në një konferencë për mediat bashkë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dhënë më shumë detaje mbi operacionin me autoritetet greke.

Të fundit