Flash News

KRYESORE

Lihet në burg Safet Bajri, avokati Hoxha: Ofruam masën pasurore 1 milion lekë

Lihet në burg Safet Bajri, avokati Hoxha: Ofruam masën pasurore 1

Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg Safet Bajrin, i cili akuzohet për trukim ndeshjesh. Arbër Hoxha, avokati i tij, e ka cilësuar të paligjshëm vendimin e Krimeve të Rënda që la në burg klientin e tij dhe tha se nga pala mbrojtëse u ofrua garancia pasurore, por kjo nuk u mor parasysh.

“Safet Rustemi Bajri dyshohet për trukim në garat sportive. Është një vepër që dënohet maksimumi deri në 7 vite. gjykata e Krimeve të Renda në përputhje ose kundështim me ligjin e la në fuqi arrestin me burgim, ndërkohë që duhet të kishte vendosur garanci pasurore. E ofruam në masën 1 mln lekë ose sa ta kërkonte gjykata. Aktualisht masa e sigurimit për Safet Rustemin përveç se ndikimit në gara sportive s’ka asgjë tjetër. Nuk mund të shprehem për akuza në vende të tjera. Për të gjashtë u la. Ndërsa për tre që kanë dalë në gjyq në Shkodër, janë arrestuar në flagrancë nuk kanë lidhje me këtë procedim”, deklaroi avokati Hoxha para medias.

Kujtojmë që Gjykata e Krimeve të Rënda konfirmoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për gjashtë nga 11 të arrestuarit si pjesë e grupit Bajraj. Gjykata vendosi ‘arrest me burg’ për shtetasit Safet Bajri, Emrah Plakun, Ilir Bajrin, Armir Grimën, Astmer Bilalin dhe Fabjol Rexhepi.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura pas kërkesës së bërë nga prokuroria duke e argumentuar se ka sekrete hetimore të cilat nuk mund të bëhen publike.

Të fundit