Flash News

KRYESORE

Lila anashkalon Partizanin: Kukësi, ekipi për t'u mundur

Lila anashkalon Partizanin: Kukësi, ekipi për t'u mundur

Mbrojtësi i Tiranës, Andi Lila, foli në lidhje me kampionatin që po zhvillon ekipi i tij. Ai mendon se ekipi që duhet mposhtur për të dalë kampion është Kukësi, duke anashkaluar ekipin e Partizanit.

"Kampionati ka hyrë në fazë interesante, Tirana po bën një fazë të jashtëzakonshme duke fituar, është me ritëm kampioni. Shpresoj që të vazhdojë edhe në ndeshjet e ardhshme. Normalisht trajneri Egbo po duket, po fitoi edhe një ndeshje thyen rekordin e Starovës. I themi bravo të madhe për organizimin dhe harmonizimin brenda fushës. Kam biseduar me presidentin Halili se është mik i imi, jemi të kujdesshëm se kjo është kryesorja, duhet të mbash këtë ritëm.

"Janë tre ndeshje zjarri, po ekipi është në formë të shkëlqyer. Është Kukësi, por edhe Partizani që është kampion në fuqi, pastaj derbi është ndeshja më e bukur e kampionatit, reklamë, që duhet ti bëjmë shumë jehonë. Por Kukësi është ekip shumë i fortë me lojtarë shumë të mirë dhe në ndeshje të tilla është shumë i përgatitur. Mendoj se Kukësi është ekipi, që duhet mundur nëse dëshiron të dalësh kampion”, - përfundoi Lila.

 

Të fundit