Flash News

KRYESORE

Lilaj dhe Plaku eliminojnë skuadrën Kaira, Skënderbeu kalon turin e Europa Ligës

Lilaj dhe Plaku eliminojnë skuadrën Kaira, Skënderbeu kalon turin

Një pjesë e parë me shumë raste, por pa gola. Një pjesë e dytë që foli vetëm për Skënderbeun . Korçarët e drejtaur nga Daja kanë arritur një rezultat mjaft të rëndësishëm, duke u bërë e vetmja skuadër e Superligës Shqitpare që vijon udhën e saj në Europa Ligë dhe tashmë kundërshtarët e rradhës do të jenë emër i rëndësishëm,Mllada Bolestav. Skuadra në fjalë ka një eksperiencë jot ë vogël në këtë kompeticionë.  Skuadra e Skënderbeut ka fituar në shtëpi me rezultatin 2-0 përballë Kazakëve të Kairat Almati, falë golave të realizuar në minutën e 50’ nga Sabien Lilaj dhe në minutën e 83’ nga Sebino Plaku, për t’u kualifikuar për në turin e tretë paraeliminator të UEFA Europa League. Të favorizuar edhe nga barazimi 1-1 në takimin e parë, korçarët kanë mundur të sigurojnë kualifikimin falë rezultatit të përgjithshëm 3-1. Një kualifikim gati dramatik për Skënderbeun, i cili është detyruar të ndeshet për gati 10 minuta në inferioritet numerik, pas ndëshkimit me karton të kuq të autorit të golit të fitores, Sabien Lilaj, i cili ka regjistruar dy kartonë të verdhë, deri kur arbitri ka rivendosur barazinë numerike, me daljen e  Arzo me karton të kuq për veprim anti sportiv ndaj Vangjelit.

Të fundit