Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Liliana Hoxha rikthehet duke barazuar Enver Hoxhën me Skënderbeun: Kanë të dy dimensione mistike
Liliana Hoxha, nusja e djalit të Enver Hoxha, ka publikuar një reagim në ‘Gazetën Shqiptare’, pas transmetimit të një dokumentari në ‘Abc News’ për informacionet që CIA kishte për diktatorin shqiptar. Pjesa për të cilën zonja Hoxha shpreh kundërshtinë është vdekja e Enver Hoxhës, që sipas dokumentave të CIA-s ishte natyrale, por për të nuk ka ndodhur kështu.
Në hyrje të shkrimit, Liliana Hoxha bën një krahasim të Enverit me Heroin Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.
“Siç hidhet e adhurohet Skënderbeu gjatë valles së përjetshme haluçinative kundër vetes me kohën që ecën bashkë me historinë, ashtu po ndodh edhe me Enver Hoxhën. Nuk mund të ndodhte ndryshe për pritshmëritë që ofrojmë si komb, për mosmarrëveshje midis nesh, sidomos për dimensionet jo vetëm prej miti për mirë apo për keq, por deri edhe mistike që patën të dy. Gjë që, me sa duket, nuk mund të ndodhë përveç se një herë në 500 vjet, sado ritëm fatal ky i nënshtrimit ndaj të keqes që prodhojmë, njëkohësisht si ritëm shprese, si dinamikë të brendshme kur kombi të vendosë të çelë sytë, për të dalë nga asimilimi këtë radhë prej injorancës e korrupsionit që dikton pushtimi shqiptar ndaj shqiptarëve”, shkruan ajo.
Më pas në shkrimin që do e lexoni më poshtë, Liliana Hoxha hedh poshtë pretendimet se diktatori ka patur vdekje natyrale, duke lëshuar akuza ndaj bashkëshortes së tij, Nexhmijes, dhe pasardhësit në pushtet, Ramiz Alisë.
“Kështu që asgjë nuk mund të më intimidojë më në raport me Enver Hoxhën se sa somnambulizmi i shqiptarëve. Po të kthehemi në temë.
Sërish pata keqardhje për produktin shqiptar se sa atë të CIA-s për Enver Hoxhën. Thënë shkurt, mbrëmë dokumentari i “ABC News” për sekretet e Enver Hoxhës lëvruar nga CIA, ishte një ripërsëritje e dokumentarit të Fevziut miksuar me të ashtuquajtura dokumente të CIA-s të deklasifikuara, nga të cilat nuk mund të merrje asgjë për t’u bazuar, si superficiale e të mangëta nga serioziteti, pa asnjë fakt të vrojtuar e jo më të vërtetuar nga agjentë apo bashkëpunëtorë të mirëfilltë të CIA-s të pajisur me kompetencat që i takojnë këtij shërbimi autoritar. Ishin dëshmi thashethemesh të individëve të rëndomtë rrethanorë e të vetvullnetshëm për të dëshmuar ashtu siç ju kërkohet të hiqet vallja. Kjo gjë sinqerisht më ka befasuar sa kuptova që nuk është qëllimi i CIA-s të lëvrojë këto hedhurina për investigimin e saj të posaçëm për Enver Hoxhën, por janë kërkuesit e thërrimeve që mund të gjenden lehtë si të pavlera ndaj edhe të deklasifikuara. Interpretimi i të cilave CIA-s nuk i intereson fare, pikërisht sepse nuk ka qenë qëllimi i saj të përdorë këto hedhurina për deri sa s’ia doli në qëllimin që kishte për të sajuar perversitetin seksual të Enver Hoxhës ndaj të cilit vetë shqiptarët do të ngriheshin kundër tij. Gjithsesi nuk është qëllimi im të merrem me dokumentacionin e pavlerësuar nga vetë CIA, por me shfrytëzimin e abuzimin që bëjnë në emër të CIA-s kërkuesit shqiptarë në këmbëngulje për vdekjen natyrale të Enver Hoxhës e në qëndrimin aq sa mund pro Ramiz Alisë. Skemë e diktuar në kohën përkatëse nga ai vetë e Nexhmije Hoxha. Vdekja natyrale e Enver Hoxhës i intereson çdo antishqiptari në thelb i tillë sado shqiptar qoftë, për të zvogëluar dimensionet e mitit. Por drejtpërsëdrejti i intereson Nexhmije Hoxhës e diktuesve të saj të shërbimeve ruso-sllave. Siç është insistimi për vdekje natyrale në qëndrimin zyrtaro-publik ashtu ka qenë kërcënimi me vetë jetën time duke shpëtuar shumë herë për çudi, prej saj në gojën e ish-sigurimsave: Fol çfarë të duash, vetëm për vdekjen e Enver Hoxhës mos fol!!!!! CIA-s, vdekja e tij që do të përfshinte vetëm disa vjet nuk i ka interesuar. Për vetë ndryshimet gjeopolitike në Ballkan e sidomos të luftës së ftohtë, Enver Hoxha ishte faktor stabiliteti në rajon kundër KGB dhe UDB. Pra, jetëgjatësia e tij i interesonte asaj. Por nga ky interes më se i qartë nuk mund të rrjedhë deklarata e përdorur nga dokumentari në emër të saj për vdekje natyrale të Enver Hoxhës. Meqë CIA s’ka qenë e interesuar për vdekjen e tij ajo nuk mund të bëhet mbulim i shërbimeve të huaja kundërshtare të luftës së ftohtë. Edhe informacioni i CIA-s për shëndetin e Enver Hoxhës s’të çon asgjëkund, çka provon mosinteresimin real të saj për vdekjen e tij. Por për dikë që ka studiuar çështjen, aty këtu, gjen përkime të rastit, por të fuqishme. Ndaj më vlejtën dy argumente shumë të rëndësishëm në vërtetim të akuzës time për vrasjen e Enver Hoxhës nëpërmjet mjekimit. Në dokumentet e CIA-s del që në 1976 kardiologu pranë E.H , Nikolla Shurbani deklaron që ai vuante lehte nga problemet kardiake e qarkullimit të gjakut. Nikolla Shurbanin e kam njohur personalisht. Ishte më kompetenti e ndërkaq më i ndershmi pranë shërbimit të Enver Hoxhës. Bie në sy që Shurbani nuk e ka bërë alarmante shëndetin e tij në 1976 kur Nexhmija e mjeku personal i tij Kalo që në ‘74 e kishin futur në karantinë me psikozën e të sëmurit rëndë ndaj atij dhe ndaj nesh, por sekret për popullin. Shurbani u zhduk. Protagonistet nuk i zë lapsi i CIA-s, sepse ajo nuk është marrë me atë problem. Gjithashtu, përmendet një mjek italian (Zorxoli) apo disa japonezë që kanë vizituar Enver Hoxhën. Përveç mjekut francez Miliez për të cilin CIA s’kishte hollësi, asnjë nga këta nuk ka vizituar Enver Hoxhën. Duken më shumë si pista dizinformuese për vetë CIA-n. Gjithmonë në kësi rastesh për njerëz që janë marrë me studimin e çështjes mund të gjesh prej rrjedhjes së informacionit në dukje të parëndësishëm, por që përkon me faktin e vërtetuar nga Auron Tare që zbulimi italian ka pasur që në vitet ‘70 dosjen reale shëndetësore të Enver Hoxhës, e mundshme kjo vetëm nëpërmjet njerëzve më të afërt d.m.th. doktorit më të afërt apo familjarëve të tij. Në krahun tjetër të luftës së ftohtë të atyre viteve, shërbimet përkatëse fshehin, kërcënojnë, vrasin për zbulimin e vdekjes së Enver Hoxhes. Ndërkaq që nxjerrin në gojën e CIA-s të pa interesuar që Enver Hoxha pati vdekje natyrale. Askush nga ne shqiptarët që veprojmë me fjalë e penë, duke filluar që nga unë, producentët e dokumentarit apo emra që përmenda më lart nuk kanë interes as qëllim e as këllqe të merren, të analizojnë apo përgojojnë këto shërbime në fjalë. Çështja është sa shqiptarë jemi në të vërtetë se antishqiptarizmi ushqehet madje diktohet në mënyrë të pandjeshme po të jesh i verbër e për më keq po të jesh i interesuar, sërish mund t’ia dalësh duke pasur alibi opinionin personal. Mbetet gjithmonë çështje ndërgjegjeje: Sa është secili në thelb shqiptar.”
Të fundit
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58