Flash News

KRYESORE

Limaj lavdëron Bashën gjatë vizitës në Kosovë: E njeh mirë realitetin tonë, na ka ndihmuar gjatë gjithë kohës; si i përgjigjet kryedemokrati

Limaj lavdëron Bashën gjatë vizitës në Kosovë: E

Kryedemokrati Lulzim Basha në ecurinë e vizitës së tij në Prishtinë ka takuar edhe kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ashtu si Vjosa Osmani, e cila foli me nota pozitive për kryedemokratin Basha, edhe Limaj tha se Basha është një nga personalitetet e rëndësishme shqiptare që e njeh mjaft mirë realitetin në Kosovë.

Ai nënvizoi se kryedemokrati e ka këshilluar Kosovën që nga procesi i përfundimit të luftës e deri më sot.

Në anën tjetër Basha rikonfirmoi se institucionet dhe politika e Kosovës ka plotësisht mbështetjen e tij dhe të PD për çdo vendim që do marrin bazuar në respekimin e pavarësisë dhe sovranitetit të shtetit.

“Pata rastin të takoj liderin e opozitës shqipar, Lulzim Basha. Është një prej personaliteteve të rëndësishme në Shqipëri që e njeh mjaft mirë realitetin në Kosovë. Ka përcjellë në vazhdimësi zhvillimet. Na ka ndihmuar e këshilluar gjatë gjithë kohës, nga procesi i përfundimit të luftës e deri më tani.Edhe në Prishtinë si në Tiranë kemi nevojë për bashkërendim, dhe duhet në Kosovë një unifikim të partive”, tha Limaj.

Ndërsa Basha tha:

“Rikonfirmoj qëndrimin timin personal dhe të PD, që do të jemi plotësisht në mbështetje të vendimeve të institucioneve të Kosovës. Do të dinë të përballin sfidat me mençuri dhe do të kenë plotësisht mbështetjen time për këtë.”

Të fundit