Flash News

KRYESORE

“Lincoln”-i i blinduar/ Gazmend Bardhi, tre pyetje që presin përgjigje nga Edi Rama

“Lincoln”-i i blinduar/ Gazmend Bardhi, tre pyetje që presin

Sekretari i Përgjithshëm në Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka insistuar serish sot që Rama duhet të kthejë përgjigje dje të sqarojë opinionin publik në lidhje me automjetin e blinduar të llojit “Lincoln”, që përdor ai dhe vëllai i tij, Olsi.

“Mbarë opinioni publik ka mësuar që vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama, posedon një makinë luksoze, “Lincoln” të blinduar, e cila përdoret herë pas here edhe nga Kryeministri. Edi Rama nuk mund të fshihet. Ai duhet të përgjigjet: – Pse nuk ndalohet për verifikim nga OFL dhe pse nuk e bllokohet makina e blinduar e Olsi Ramës? – Pse vëllai i Kryeministrit është mbi ligjin dhe për të nuk vepron Urdhri nr. 1834/1, datë 06.11.2019 i Policisë së Shtetit? – Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?”– shkruan Bardhi në statusin e tij.

Bardhi ka publikuar edhe një video në të cilën duket kryeministri që shprehet se çdo njeri duhet të zbardhë burimin e pasurisë dhe të vërtetojë që nuk i buron nga krimi.

 

Kujtojmë se Partia Demokratike, nëpërmjet një daljeje për mediat të Ervin Salianjit nga Selia blu akuzoi Policinë e Shtetit se po përdor standard të dyfishtë në zbatimin e ligjit për sekuestrimin makinave të blinduara.

Sipas ish deputetit Ervin Salianji, policia ishte urdhëruar të mos ndalojë në asnjë rrethanë automjetin e blinduar ‘Linkoln’ me targë TR 0370 T në pronësi të Olsi Ramës dhe që u përdor nga Edi Rama, tri ditë më parë pas largimit nga selia e PS.

Të fundit