Flash News

KRYESORE

Linda dhe Zaho zbatojnë urdhrin e Ramës, në park gjatë orarit të liridaljes

Të dielën qeveria ka vendosur liridalje vetëm për të moshuarit dhe nënat me fëmijë.

Për pensionistët liridalja ishte deri në orën 10:00, ndërsa prindërit dhe fëmijët nën 14 vjeç nga ora 11:00 paradite deri në 17:30 të pasdites, ndërkohë, sot në të gjithë vendin janë të mbyllura të gjitha aktivitetet.

Rregullat e qeverisë i ka zbatuar edhe partnerja e kryeministrit, Linda Rama, e cila së bashku me djalin e tyre Zaho ka dalë në njërin prej parqeve të kryeqytetit.

Disa foto të shkrepura nga paparacët shfaqin Zahon duke luajtur në natyrë. Bashkë me Lindën janë edhe dy vajza të reja që i shoqërojnë.

Të fundit