Flash News

KRYESORE

Linda Halimi kalon provën e parë në Eurovision, kritika: Vokal i shkëlqyer, por ka diçka që nuk shkon (Video)

Linda Halimi kalon provën e parë në Eurovision, kritika: Vokal i

Linda Halimi ka kaluar me sukses provën e parë në skenën e Eurovision në Kjev të Ukrainës. Këngëtarja shqiptare ashtu siç pritej nuk ka zhgënjyer me performancën e saj, duke dëshmuar edhe njëherë tjetër vokalin fantastik.

Ndjekës dhe komentues profesionistë të Eurovision kanë vlerësuar maksimalisht performancën e Lindës dhe e shohin të mundur kualifikimin e saj në finale.

Megjithatë, ata nuk kanë dhënë notë kaluese për lidhjen e skenës me këngën. Linda ka preferuar që skena t’i përshtatet videoklipit të këngës “World”, por kritikët shprehen se ato nuk lidhen siç duhet me njëra-tjetrën.

Përpara se Linda të performojë në gjysmëfinalen e parë të Eurovision më 9 maj, ajo ka edhe një provë tjetër, ku do të shfaqet me veshjen që do të mbajë gjatë festivalit.

 

 

Të fundit