Flash News

KRYESORE

Linda Rama jep dorëheqjen nga Këshilli Mbikqyrës i ‘ABI Bank’?

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, ka hequr dorë nga posti i Anëtares së Këshillit Mbiqyrës.

Kështu shkruhet në vendimin e publikuar në datë 9 janar nga Qendra Kombëtare e Biznesit, miratuar nga Asambleja e Bankës, se Linda Rama ka dhënë dorëheqjen me 26.12.2018 si Anëtares së Këshillit Mbiqyrës të ABI Bank. Bashkë me Ramën është larguar edhe anëtari tjetër i këshillit, Richard Steele Lukaj.

Kujtojmë që Linda Rama ka mbajtur postin e anëtares së Këshillit në “ABI Bank” prej tre vitesh. Ndërsa është akuzuar shpeshherë nga opozita për veprimtarinë e saj në këtë post. 

https://politiko.al/linda-rama-aksionere-e-abi-bank-rama-fyen-berishen-ne-kuvend-gruas-time-ti-i-ha-ate-qe-sthuhet/

Të fundit