Flash News

KRYESORE

Linda Rama thotë se është e lumtur që bëri foto me Donald e Melanie Trump

Linda, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama bëri të mërkurën një foto me Donald Trump dhe Melanie Trump me rastin e zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Shtetet e Bashkuara, pohon Linda, janë një nga miqtë më të mirë të Shqipërisë dhe ndihet e ndëruar që po kontribuon në vazhdimin e bashkëpunimit.

“Për më shumë se njëqind vjet Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë miqtë më të mirë të Popullit Shqiptar dhe gjithnje në anën e duhur të historisë. Jemi të nderuar që vazhdojmë të ushqejmë dhe festojmë një miqësi kaq të shkëlqyer”, shkruan ajo në një postim në Tëitter.

Kryeministri Rama pretendon se Trump e ka përgëzuar për punën e tij si kryeministër i vendit, duke i thënë: Shqipëria po bën shumë mirë”.

Të fundit