Flash News

KRYESORE

Linda Rama tregon se si e ka njohur Ermonela Jahon: Ishte askushi dhe nuk e merrnin seriozisht

Linda Rama tregon se si e ka njohur Ermonela Jahon: Ishte askushi dhe nuk e

Në një intervistë për "Together Magazine", bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, ndër të tjera ka folur dhe në veçanti për vajzat dhe gratë shqiptare.

Kur iu kërkua të japë 3 këshilla për gratë dhe vajzat, të cilat janë dorëzuar në përpjekje për të arritur ëndrrat e tyre, Linda Rama solli në vëmendje shembullin e  Ermonela Jahos:

 “Nëse duhet t’i përgjigjem me doemos pyetjes tuaj me një recetë për gratë dhe vajzat në vështirësi, së pari do t’iu kërkoja ndjesë atyre dhe do t’iu lutesha që nëse qëllon të më lexojnë, të mos i marrin fjalët e mia si këshillat e dikujt që i jep atyre mend! Sepse ato kanë mençurinë e veçantë të vuajtjes së tyre dhe iu duhet vetëm një mundësi, një shans, një dorë e shtrirë, të cilën duhet ta kërkojnë me forcën e ëndrrës e të shpresës së tyre për ndryshim.

Kam njohur një vajzë që ishte askushi dhe askush nuk e merrte seriozisht, kur ende adoleshente e bijë e një familjeje të zakonshme, thoshte që një ditë do të këndoj në La Scala! Ajo quhet Ermonela Jaho dhe arriti të këndojë në La Scala e të ngjitet në yjet e skenës operistike botërore, duke u nisur nga rrugica plot baltë e shtëpisë së saj, në Tiranën e zymtë të viteve ‘90”.

 

Të fundit