Flash News

KRYESORE

‘Linda Rama udhëton me charter’, reagon kryeministria: Problemi janë portalet

‘Linda Rama udhëton me charter’, reagon kryeministria: Problemi

Zyra e shtypit të kryeministrisë ka reaguar pas postimit të bërë ditën e sotme nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku sipas këtij të fundit, shfaqej bashkëshortja e kryeministri Rama, Linda Rama, duke hipur në një avion charter.

Duke e cilësuar këtë si një shpifje, zyra e shtypit të kryeministrisë thotë se problemi është tek mediat që sipas saj e publikuan videon pa bërë asnjë verifikim.

“Sot ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një lajm të rremë shoqëruar me një video, mbi gjoja një fluturim me charter të zonjës Linda Rama. Problemi nuk është tek zoti Sali që ka bërë atë që gjithnjë ka bërë më shumë se çdo shqiptar, pra ka shpifur! Problemi është se një sërë portalesh, e kanë marrë si zakonisht “derr në thes” videoshpifjen e zotit Sali dhe e kanë publikuar pa bërë asnjë verifikim paraprak. Kjo praktikë copy-paste që i ka kthyer lajmet e rreme në një epidemi digjitale bie ndesh me çdo liri e të drejtë informimi dhe nuk i shërben as interesit publik e as misionit të medias së lirë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga zyra e shtypit të kryeministrisë.

Të fundit