Flash News

KRYESORE

Lindita Nikolla pranon mangësitë: Dy momentet që më bëjnë të ndjehem kokëulur në këto 5 vite punë

Lindita Nikolla pranon mangësitë: Dy momentet që më

Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 tregoi se ndihet kokëulur për disa arsye gjatë punës së saj 5 vjeçare në krye të ministrisë së Arsimit.

“Deklaroj që ka dy momete që ndjehem kokëulur, që lidhen me cilësinë e mësuesit. Se nëse ka mësues të dobët në një shkollë me infrastrukturë të riparuar, nuk kthehet investimi.

Më tej Nikolla u shpreh se portal “Mësues për shqipërinë”, ka shërbyer si diga e parë për të nxjerrë më të mirën në gjithë këtë shumicë mësuesish, por pranon se ka ende shumë për t’u bërë.

“Ende kemi shumë për të bërë në drejtimin e shkollës. Unë jam në mandatin e dytë dhe ende nuk kemi shkuar aty ku meritojnë fëmijët e shqiptarëve përsa i përket mësimdhënies.

Mungon një instrument i plotë që të thuash Po, ky është drejtori që do të sjellë një frymë të re për shkollën”, u shpreh më tej ministrja.

Të fundit