Flash News

KRYESORE

Linja ajrore shqiptare, Bushati takon homologun turk në Slloveni

Linja ajrore shqiptare, Bushati takon homologun turk në Slloveni

Muaj më parë, gjatë vizitës së kryeministrit Rama në Turqi dhe veçanërisht pranë kompanisë “Turkish Airlines”, u shpreh dëshira dhe vullneti për të ngritur linjën ajrore shqiptare, falë ndihmës së “Turkish Airlines” dhe qeverisë turke.

Si kanë kalur disa muaj, kjo çështje rivjen përsëri në vëmendje, pasi, në kuadër të punimeve të Konferences së Ministrave të Jashtem te Europës Juglindore, që po mbahet në Bled të Sllovenisë, Ministri Bushati pati një takim me homologun turk Çavusoglu.

Ministri turk përgëzoi Ministrin Bushati për riemërimin në detyrë dhe shprehu vlerësimin për dinamizmin e marrëdhë​nieve mes dy vendeve nën impulsin e Kryeministrit Rama dhe Presidentit Erdogan.

Dy Ministrat u shprehën optimistë për ecurinë e përpjekjeve për krijimin e linjës ajrore shqiptare me ndihmën e Turkish Airlines.

Gjithashtu, palët ranë dakord për të thelluar bashkëpunimin në një sërë organizatash ndërkombëtare dhe rajonale, sidomos në fushën e sigurisë.

Të fundit