Flash News

KRYESORE

Linjat ajrore amerikane kërkojnë që pasagjerët të mbajnë maska gjatë fluturimit

Linjat ajrore amerikane kërkojnë që pasagjerët të

JetBlue Airways do të bëhet linja e parë ajrore amerikane që kërkon nga pasagjerët të veshin maska në fytyrë gjatë fluturimeve. Duke filluar nga 4 maji, pasagjerëve do t'u kërkohet të mbajnë maska që mbulojnë gojën dhe hundën që nga momenti i kontrollit deri sa të zbresin nga avioni. Vetëm fëmijët e vegjël që nuk janë në gjendje të mbajnë një maskë përjashtohen.

"Mbajtja e maskës në fytyrë nuk është për të mbrojtur veten, por është për të mbrojtur ata që janë rreth jush," tha Joanna Geraghty, presidente e JetBlue. "Kjo është etiketa e re fluturuese."

Konsumatorët do të kujtohen me email dhe pritet t`u ofrohen mbaska të fytyrës. Këto lajme bëhen publike ndërsa linjat ajrore amikerane po përpiqen të plotësojnë kushtet e reja të sigurisë. American Airlines - linja ajrore më e madhe në botë - njoftoi të hënën se udhëtarët do të pajisen me maska dhe sanitator dore kur hipin në disa fluturime, duke filluar në fillim të muajit të ardhshëm.

Të fundit