Flash News

KRYESORE

Linjat e reja ndërqytetëse, ministria jep 3 licencat e para, Shoqata e Transportit e kundërshtoi

Linjat e reja ndërqytetëse, ministria jep 3 licencat e para, Shoqata e

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka dhënë tre licencat e para për linjat ndërqytetëse nga 91 që pritet të jepen në total për operimin në gjithë vendin.

Sipas njoftimeve të kësaj ministrie e para është dhënë licenca për linjën Sarandë-Himarë-Sarandë. Në këtë procedurë kanë paraqitur kërkesë dy subjekte TRANSBUS – SARANDA SH.P.K dhe  CITY HIMARA SH.P.K. Pas shqyrtimit të dokumentacionit fituese është shpallur e para dhe do të jetë e vetmja që do të ushtrojë aktivitet në linjën për të cilën është licencuar.

Kompania e dytë që ka marrë një licencë operimi për një linjë ndërqytetëse MARSONI AL TRANSPORT specifikisht për linjën Tiranë-Burrel-Tiranë. Komisioni vlerësues ka vendosur t’i japë të drejtën këtij subjekti duke qenë se kishte paraqitur dokumentacioni e nevojshëm përpos edhe faktit që ishte konkurrent i vetëm, pra nuk kishte asnjë kërkesë tjetër, raporton Monitor.

Linja e tretë për të cilën është dhënë miratimi i Komisioni i Vlerësimit është ajo e Fier-Roskovec-Fier. Edhe në këtë procedurë kanë paraqitur kërkesën dy kompani konkretisht ARJANI SH.P.K dhe TAHIRAJ SH.P.K ku fitues është shpallur i pari.

Pak kohë më parë Ministria e Transportit me një udhëzim specifik do të rikompozonte linjat ndërqytetëse duke nxjerrë një total prej 91 të tillash.

Kjo do të haste në kundërshtimin e Shoqatës së Transportit Ndërqytetës e cila u shpreh se ka një dublim të linjave dhe se ministria duhet të rimendonte këtë procedurë.

Të fundit