Flash News

KRYESORE

Linjat ndërqytesate në protestë: Gjiknuri favorizon një biznesmen që pastron para

Linjat ndërqytesate në protestë: Gjiknuri favorizon një

Shoferët e linjës së autobuzave Tiranë – Elbasanë kanë organizuar gjatë ditës së sotme një protestë kundër vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila ka vendosur të liçencoj edhe një kompani tjetër autobuzash. Ata thonë se ky është një vendim abuzim dhe se ministri Damian Gjiknuri po favorizin një biznesmen nga Elbasani, i cili kërkon të pastroj para

“Ne nuk do te tërhiqemi nga protesta jonë. Do ti shkojmë deri në fund pasi me këtë vendim, ministria po kërkon të monopolizoj linjën Tiranë – Elbasan. Qeveria ne vend që të na lejoj të punoj ja ka dhënë një biznesmeni, i cili merret me pastrim parash. Qeveria aktuale ka thënë se do t’i çojmë gjërat në vend. Kjo nuk shkon më. Ne jemi treguar të duruar dhe të gjitha procedurat i kemi ndjekur”, tha një nga pjesëtaret e protestës.

Ata akuzuan edhe kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini se po ushtron presion ndaj tyre që t'a mbyllin protestën.

Të fundit