Flash News

KRYESORE

LinkedIn tregon se cila është puna më e kërkuar

LinkedIn tregon se cila është puna më e kërkuar

LinkedIn publikoi raportin e tij mbi vendet e punës më të kërkuara të vitit 2018, duke treguar se inxhinieri “DevOps” ishte puna më e kërkuar, e ndjekur nga “Account Executives” dhe inxhinierët “Frontend”, në vendin e dytë dhe të tretë.

Sipas Indeed, postimet e punës për inxhinierët DevOps u rritën me 91% ndërmjet vitit 2014 – 2017. Madje dhe paga mesatare arriti në 125,714$ për të njëjtat data.

Sipas raportit të LinkedIn, inxhinierët DevOps janë gjithashtu më të kërkuarit në fushën e inxhinierisë, të ndjekur nga inxhinierët “Frontend” dhe arkitektët “Cloud”.

Termi “DevOps” është një ndërthurje e zhvillimit dhe operacioneve, dy role që janë kryesore për fushën e inxhinierisë softuerike.

Të fundit