Flash News

KRYESORE

Linkin Park organizojnë një event special në nder të Chester Bennington

Linkin Park organizojnë një event special në nder të Chester

Linkin Park do të organizojë një event special në Los Angeles në përkujtim të vokalistit të ndjerë të grupit, Chester Bennington.

“Donim t’ju falenderonim për dashurinë e madhe që keni treguar, gjë që na ka bërë më të fortë gjatë kësaj periudhe jashtëzakonisht të vështirë. Ne të pestë e vlerësojmë mbështetjen në një kohë që po rimarrim veten dhe po ndërtojmë të ardhmen e Linkin Park. Po organizojmë një event publik në Los Anxheles për të nderuar kujtimin e Chester. Do të publikojmë detaje së shpejti”, shkruan grupi muzikor në Twitter.

Chester Bennington vdiq në moshën 41-vjeçare, në 20 korrik, pasi vari veten me një rrip në shtëpinë e tij, në Kaliforni. Ai la pas bashkëshorten Talinda dhe 6 fëmijë, 4 djem e 2 vajza.

Të fundit