Flash News

KRYESORE

Liqeni në Turqi, arkeologët zbulojnë një kishë në 3 metra thellësi

Liqeni në Turqi, arkeologët zbulojnë një kishë në

Një ekip arkeologësh nga universiteti i Bursës Uludag në Turqi, ka bërë një zbulim interesant në liqenin Iznik, ku në tre metra thellësi dhe 50 metra larg nga bregu, kanë gjetur një bazilikë kristiane e stilit bizantin.

Të dhënat e para sugjerojnë se është ndërtuar për nder të Shën Neofitit, një martir i ekzekutuar në vitin 303 dhe tempulli është shkatërruar pjesërisht nga një tërmet në vitin 740.

Ekzistenca e kësaj bazilike është pikasur në vitin 2014 falë fotografive ajrore dhe vetëm tani arkeologët po zbulojnë misteret e saj.

Arkeologët dyshojnë se ky zbulim mund të jetë prologu i diҫkaje më befasuese. Ka të dhëna që sugjerojnë se bazilika është ndërtuar mbi një tempull romak të ndërtuar për nder të Apollonit, mbetjet e të cilit mund të gjenden poshtë kishës.

Të fundit